• |
ide | kryesore

I penduari i drejtësisë italiane: Një ministër shqiptar i korruptuar mbronte trafikantët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë publikuar dëshminë  e një italiani të arrestuar për trafik armësh, vrasje dhe trafik droge, i cili ka zbuluar lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane. Sipas artikullit të publikuar, i penduari i drejtësisë italiane Antonio Guastalegname ka rrëfyer ndër të tjera se trafikantët shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar kishin mbështetje nga një “ministër shqiptar i korruptuar”. Sipërmarrësi i Vibo Marina, tashmë një bashkëpunëtor i drejtësisë, tha se ishte Valerio Navarra lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti).  Prokurorët kanë mundur të zbulojnë kontaktet që kishte 53-vjeçari me dy drejtues të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës. Navarra – siç raporton i penduari – kishte kontakte me subjektet shqiptare.

Ky i fundit – thotë Guastalegname – kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”. Ai kujton se personi që kishte këtë kontakt, e kishte emrin “Eduardi” ose “Roberti”.

“Më propozoi ta shisja direkt, pa ndërmjetës. Droga e tyre në stadiumet e Piemonte dhe për të më joshur nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e “barit” duke besuar në ‘mbështetjen e qeverisë shqiptare’ (shprehja e tij) në sajë të së cilës ata mund të përballonin ndeshje të mëdha pa frikë nga kontrollet“, shton Guastalegname.

Ndërkohë, Robert Lazaj është vënë në prangat e policisë italiane në vitin 2019, kur Antimafia e Firences kreu një operacion të madh për të zbatuar urdhrat e ndalimit të firmosur në gjykata për 7 shqiptarë dhe 2 italianë. Të dy shtetasit italianët dyshohet se janë pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Të dyshuarit akuzohen për trafik dhe mbajtje të drogërave të ndryshme. Subjekti, Valerio Navarra, i transferuar në Toskana më 2016 për t’i shpëtuar hetimit në Kalabri, jetonte në Montecatini Terme, ku kishte një piceri, por edhe kishte krijuar, me interesimin direkt të ‘Ndrangheta-s, lidhje kriminale me trafikantët shqiptarë. Policia ka evidentuar si element me rrezikshmëri Robert Lazaj, ekspert i shitjes së drogës, prej vitesh banues në Firence.

Mes Navarras dhe Lazajt kishin ndodhur disa takime për trafikun e drogës. Falë hetimeve u bë i mundur sekuestrimi i 38 kileve marijuanë në 15 janar 2019; 18 kilogram marijuanë e 750 gramë kokainë më 4 shkurt, kur karabinierët arrestuan ndër të tjerë edhe Lulezim Shkurtajn, furnizues në sasi të konsiderueshme nga Shqipëria.



7 Comments

  1. Vetem nje minister i korruptuar?!! Thuaj me mire e gjithe qeveria e perfshire ne trafik dhe korrupsion….

    P.S. E pashe gorillen qe kishit çuar, bejini te fala. Takohemi me vone….

    1. nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

      E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!

      1. Ec aty copy – paste … Çuditërisht jam dakort deri diku me ty shoku patronazhist. Doktori i futi prap ne parti sorrosianet qe duhet t’i kishte hequr që në fillim.

        Gabimi tjetër i madh i doktorit eshte qëndrimi i tij jashtëzakonisht i padrejte dhe emocional ndaj çështjes ruso-ukrainase, të kerkosh largimin e ambasadorit rus nga Tirana eshte gabim madhor i Berishës. Shpresoj t’a keshilloj dikush atë.

        Nga nje opozitar.

  2. Eshte arben imami min drejtesise,ose muli noka minister brendshem ne qeverine e serbit komunist salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *