• |
ide | kryesore

Lili Reinhart reagon pas komentit të Kim Kardashian: Injorant

-Instant, Paparazzi, Slider



Lili Reinhart ka shprehur së fundmi mendimin e saj për disa personazhe që bëjnë gjithcka për të arritur pamje perfekte.

“Të ecësh në një tapet të kuq dhe të bësh një intervistë ku të thuash sa të uritur jeni… sepse nuk keni ngrënë karbohidrate muajin e fundit… të gjitha për të veshur një fustan?” shkroi ajo në Instagram . “Kaq gabim.”

Ajo vazhdoi, “Të pranosh hapur se ke ngordhur veten për hir të Met Gala. Kur e di shumë mirë se miliona të rinj dhe të reja po të shikojnë dhe të dëgjojnë çdo fjalë tënde. Injorancë. ”

Lili, nuk thirri asnjë personazh të famshëm me emër, por Kim Kardashian pranoi në Vogue se humbi 16 kilogramë në vetëm tre javë për t’u përgatitur për ngjarjen e mbushur me personazhe të famshëm

Themeluesja e SKIMS e cila shkoi në tapetin e kuq më 2 maj me një fustan vintage të veshur dikur nga Marilyn Monroe  tha se fillimisht nuk mund të përshtatej me fustanin e ikonës së Hollivudit dhe vendosi të dobësohej për ta veshur atë.

“Ishte kjo ose asgjë,” deklaroi Kim, duke shtuar se ajo “do të vraponte, do të hiqte plotësisht të gjithë sheqerin dhe të gjitha karbohidratet dhe do të hante vetëm perimet dhe proteinat më të pastra për të humbur peshë. “Unë nuk e kam ngordhur veten, por kam qenë kaq e rreptë”.

Kjo nuk është hera e parë që Lili përdor platformën e saj në rrjetet sociale për të trajtuar temën e vetë-imazhit.Ajo ka qenë gjithashtu e hapur për vështirësitë e saj për imazhin e trupit. Në janar, ajo ndau një postim të sinqertë në “Instagram Story” se ishte duke u marrë me “mendime obsesive” për trupin dhe peshën e saj, duke shpjeguar se situata ishte “shumë e rëndë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *