• |
ide | kryesore

Lirohet brenda ditës nga qelia këngëtarja Fjolla Morina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këngëtarja Fjolla Morina është liruar sërish nga qelia. Ajo është lënë e lirë nga Prokuroria e Prishtinës pas disa orëve që qëndroi në ambientet e komisariatit të kryeqytetit të Kosovës. Arrestimi i Fjollës ndodhi në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi për mediat lokale zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas tij Fjolla është liruar pas kryerjes së procedurave.

“Personi i përmendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, – citohet të këtë thënë zëdhënësi i policisë.

Ndalimi i këngëtares Fjolla Morina është bërë për shkak se ajo është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Fjolla u arrestua në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë pasi këngëtares iu gjet një pistoletë në makinë.

Ajo kërkohet nga Shqipëria prej 21 prillit 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Në shtator të 2021 gjykata e Prishtinës e rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradim duke e lënë të lirë këngëtaren. Ajo është justifikuar se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Asokohe, bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte e martuar. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Do te kete nderhyre ndonje emir arab per Dubai porta potty…. nga ata qe dhjesin mut ne gojet e eskortave si kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *