• |
ide | kryesore

Liverpool, 23 ditë për tu kthyer në legjendë: Klopp ëndërron ‘katërshen’ historike

-Instant, Sport



Edhe pse me ndonjë problem më shumë se mendohej, Liverpool arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, e 10-ta në historinë e tij, duke u bërë skuadra e katërt me dy shifra, pas Real Madrid (16), Bayern Mynih (11) dhe Milan (11). Në 23 ditët e ardhshme, të besuarit e Klopp mund të rishkruajnë historinë e futbollit britanik dhe atij botëror. Reds u bënë klubi i parë anglez që arriti në finalen e Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampionëve, FA Cup dhe Kupës së Ligës në të njëjtin sezon dhe, i dyti vetëm një pikë pas Manchester City në Premier League, duke qenë kështu në garë për një katërshe historike trofesh, asnjëherë i arritur më parë nga asnjë ekip tjetër.

Bayern Mynih në 2019-2020 arriti të marrë katër trofe, por në vitin kalendarik, duke fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Barcelona e Guardiolës bëri edhe më mirë në vitin 2009, me gjashtë trofe: titullin, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, dhe në sezonin pasues Superkupën e Spanjës, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Edhe për Kloppin mbrëmja e Vilareal ishte për rekord: për trajnerin gjerman është finalja e katërt e Champions League, si Alex Ferguson, Carlo Ancelotti dhe Marcello Lippi. I njëjti numër finalesh sezonale për dy fenomenet e sulmit, Momo Salah dhe Sadio Mané, të cilët u përballën edhe në aktin e fundit të Kupës së Afrikës. Thiago Alcantara është gati të arrijë rekordin e pabesueshëm të Clarence Seedorf; ish-mesfushori holandez, në fakt, ishte i vetmi lojtar që kishte fituar Champions League me tre skuadra të ndryshme (Ajax në 1995, Real Madrid në 1998, Milan në 2003 dhe 2007). Spanjolli mund të ketë sukses nëse Liverpool triumfon në finalen e Parisit, pasi tashmë ka ngritur trofeun me fanellat e Barcelonës (2011) dhe Bayern Munich (2020).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *