• |
ide | kryesore

Meg Ryan, së shpejti në një film romantik-komedi

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Meg Ryan i është rikthyer filmave të zhanrit romantik-komedi

Lajmi u konfirmuar nga vetë aktorja e cila zbuloi n Instagram se do të jetë protagoniste në komedinë e ardhshme romantike What Happens Later, me aktorin e X-Files, David Duchonvy.

Sipas Variety, filmi do të bazohet në shfaqjen e Steven Dietz-it, Shooting Star, me Steven që bashkë-shkruan skenarin me Meg dhe Kirk Lynn.

Sipas revistës, filmi do të ndjekë dy personazhe të quajtur Willa (Ryan) dhe Bill (Duchovny), të cilët kanë qenë në një lidhje shumë kohë më parë. Të dy  ritakohen  pasi bllokohen në një aeroport.  Ryan është e njohur për rolet e saj në filmat: When Harry Met Sally dhe You’ve Got Mail, roli i saj i fundit rom-com ishte në Serious Moonlight në 2009. Që atëherë, ajo ka luajtur në serialet televizive Web Therapy dhe Picture Paris, si dhe drejtoi dhe luajti në filmin e luftës Ithaca në 2015./Lapsi.al

Meg Ryan (@megryan) • Instagram photos and videos



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *