• |
ide | kryesore

Propozohet paketa tjetër e sanksioneve të BE ndaj Rusisë (Detajet)

-Instant, Arkiva, Planet



Në një fjalim në parlamentin europian, presidentja e Komisionit të Europian Ursula von der Leyen njoftoi propozimet lidhur me importet e energjisë.

BE-ja ka propozuar ndalimin e të gjitha importeve të naftës ruse në një paketë të gjashtë sanksionesh kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Parashikohet një ndalim i plotë i importit për të gjithë naftën ruse, në det dhe tubacione, të përpunuar dhe të rafinuar. Ne do të sigurohemi që  të shkëputemi nga nafta ruse dhe të sigurojmë alternativa të furnizimit”, ka thënë presidentja e KE-së.

Sanksionet kërkojnë një mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së.

Sakaq masat e tjera të propozuara përfshijnë:

-Vendosjen përpara përgjegjësisë oficerët e lartë ushtarakë dhe individë të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit

-ndalimi i tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët e BE-së.

-përjashtimin e SberBank – deri tani bankën më të madhe të Rusisë – nga sistemi i pagesave Swift, së bashku me dy banka të tjera të mëdha.

Ajo tha se Evropa ka një përgjegjësi të veçantë ndaj Ukrainës dhe propozoi gjithashtu një “paketë ambicioze rimëkëmbjeje” për vendin.

Më tej Von der Leyen ka theksuar Dita e Europës e cila festohet javën e ardhshme do t’i kushtohet tërësisht bashkimit të së ardhmes.

“E ardhmja e Bashkimit Europian shkruhet edhe në Ukrainë”, ka thënë më tej ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *