• |
ide | kryesore

Rama: Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë që kanë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pavarësisht raporteve që evidentuan mungesën e lirisë së mediave në Shqipëri, për Edi Ramën, mediat shqiptare kanë lirinë më të madhe në raport me rajonin.


Edi Rama iu përgjigj si më poshtë interesimit të gazetarëve për këtë çështje.


Indeksi i lirisë së medias?

Në asnjë vend të rajonit mediat nuk e kanë lirinë që kanë në Shqipëri. Nuk ka raport dhe nuk ka indeks, nuk ka top që e luan këtë pavarësisht se çfarë mund të thonë indekset dhe raportet. Për mua raportet që meritojnë të lexohen janë shumë pak, duke filluar nga raporti i progresit të BE-së, ku një grup i tërë njerëzisht punojnë 24/7 pa pushim për të përgatitur raportin të bazuar mbi fakte dhe dokumente dhe jo mbi perceptime dhe interesa të caktuara. Kam mësuar nga gjithë këto vite leximi që të jem selektiv në leximin e tyre sepse një pjesë e këtyre raporteve nuk janë të besueshëm.

Por edhe raporti i DASH dhe rezoluta e PE-së ngre shqetësimin për situatën e mediave në Shqipëri? 

Nuk shoh asnjë shqetësim për situatën e medias në Shqipëri përveç shqetësimit që çdo ditë më shumë shtohen viktimat e abuzimeve në emër të lirisë së shprehjes, shtohen viktima e shpifjes, të fabrikimeve, e bullizmit. Vitin e kaluar nuk më rezulton se ka pasur asnjë gjyq të bërë ndaj asnjë gazetari, nuk më rezulton se ka pasur asnjë gazetar të kërcënuar nga asnjë lloj organizate, të paktën ato që janë të deklaruara. Nëse pastaj kush bën raportet ka të dhëna të padeklaruara do të isha shumë i lumtur që të vihesha në dispozicion për t’i marrë vesh këto të dhëna. Por që mbas vitit të shkuar kur gjithçka ka shkuar pa asnjë problem, pa asnjë incident, pa asnjë presion, pa asnjë ndërhyrje, gjë që e dëshmon dhe marrëdhënia ime me ju besoj përfshirë…

Me ju, flas për ju të gjithë.

Koncepti i riedukimit në këtë rast lidhet me nevojën që ashtu sikundër unë respektoj të gjithë ju, ashtu edhe ju duhet të më respektoni mua jo për personin, por për publikun. Në asnjë vend të botës liria e shtypit nuk i jep të drejtë askujt që të bëjë zhurmë dhe të mos mbajë nivelin minimal etik. Nëse ky është presion për shtypin, atëherë këtu realisht shtypi është tejet i lirë.

©LAPSI.AL 


18 Comments

  1. my name is morgana from Uk (London) my husband has heard rumors about me and this issues made him filed for divorce and everything went up up and this case and the thought of losing my family now has kept my heart unhappy so i prayed for a solution and a way i can be able to bring back my husband and kids back and prove to him all these things he heard about me and the other lady working in my office are all lies because deep down in my heart i knew i never and will never cheat on my husband. to cut this whole story short my husband sister from the USA heard all the issues in ground and immediately asked me to contact DR ALASHIRA she gave me his contacts details and i did as she said and DR ALASHIRA told me everything will be fine in two days in two days my husband will come home for good again and this was exactly what happened and for this reason i say this man is real and can also help anyone with any of the below problem

    BRINGING BACK LOST LOVER.
    RESTORATION OF BROKEN MARRIAGES / RELATIONSHIPS.
    HEALING OF DISEASES.
    PRAYERS OVERCOME SPIRITUAL ATTACKS OR BAD DREAMS.
    CURE FOR HSV 1 AND HSV 2.
    TOTAL FOR INFECTION STD ETC.
    A WEEK TREATMENT AND CURE FOR HIV IS GAURANTEED.
    PRAYERS FOR LUCKY NUMBERS FOR LOTTERIES WINNING.
    ETC………………….
    U can contact him @:[email protected] or you can WhatsApp him with these number +2348115720823 i give you 100% guarantee he is indeed a great man….

  2. Po pse o mashtrues te gjithe vendet e rajonit e kane lirine e mediave dhjetrera vend eme mire se ne?Nga i njejti burim vleresimi? Fatkeqesisht Shqiperia nen udheheqjen e Edi Rames, po ze vendet e para per nga fundi per cdo gje. Votojeni edhe mandatin e 4te se ska gje,durojme edhe 4 vite.

    1. Kosova ne vendin e 61
      Maqedonia e Veriut ne vendin e 57
      Serbia ne vendin e 79
      Mali i Zi ne vendin e 63
      Shqiperia ne vendin e 103
      Si pra qenkemi me mire se gjithe rajoni?

  3. jasht vendit kur hidhen lajme fake merren masa dhe ketu duhet filluar te behet kjo gje.Respekte per punen qe bejne po deri ne ate pik qe te shpifin

  4. Liria ndoshta nuk eshte optimale per median ne shqiperi por nuk mund te genjejme dhe te themi qe media nuk e thote dot ate qe do sepse ka presione

  5. Puna e vetme qe kane mediat eshte qe te na informojne per lajme te reja dhe gjerat qe nodhin ne vendin tonen prandaj bejeni punen ashtu sic duhet duke mos abuzuar dhe duke dhene lajme fallco

  6. Mediat kane lirine qe u duhet ne vendin tone. Por ata nuk respektojne asnje por eshte e vertete qe flasin ne zhurme dhe rremuje pa patur respekt as per njeri tjetrin jo me per personin qe po flet

  7. Esht e vertet dhe nga kjo liri qe ata kan kan filluar te abuzojn duke na dhen pervecse lajme te paverteta po dhe duke cenuar te drejtat e te tjerve. Bravo z. Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.