• |
ide | kryesore

Si u bënë investitorë strategjikë burri i Xhaçkës dhe Gaz Paja? PD kërkesë për komision hetimor

Arkiva
primaret, PD



Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë për verifikimin e procedurave të investimeve strategjike.

Kjo duke marrë shkas nga dyshimet dhe akuzat që janë bërë publike se po ndiqet praktikë korruptive për rastin e Portit të Durrësit dhe të ndërtimit të një resorti turistik me investitor, aktorin Gazmend Paja, si dhe akuzat për bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka.

Mësohet se 7 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.
Sipas deputetëve të PD, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik, ishte pozitiv, në praktikë ka rezultuar se ai është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Sipas deputetëve mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, paligjshmëri, klientelizëm dhe arbitraritet, duke dhënë si shembull tre procedura:

1. për rastin e Portit të Durrësit;

2. rastin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë (PS), z. Gazmend Paja, i cili ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi; dhe

3. rastin e bashkëshortit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe deputetes së PS-së, znj. Olta Xhacka, ish-deputeti socialist z. Artan Gaci, i cili ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

“Me qëllim shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, vlerësimin e mundësisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” me qëllim parandalimin e të gjitha praktikave të paligjshme, abuzive apo korruptive, duke pasur parasysh edhe rëndësinë thelbësore që ka për ekonominë tonë rritja e përthithjes së investimeve vendase dhe të huaja, nëpërmjet procedurave të ligjshme, transparente dhe meritokratike, çmojmë të nevojshme ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Investimet Strategjike”, -thuhet në kërkesën e 7 deputetëve të PD.

Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike;
(ii) hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”; dhe
(iii) shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për Investimet”.



1 Comment

  1. Slane hajdut e bythgrisur pa e bere investitor strategjik . Skeni pare gje akoma , afrika eshte akoma larg .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *