• |
ide | kryesore

Tirana dështon të marrë titullin: Plaku prish ëndërrat e Shehit e të shtunën vjen Partizani

-Instant, F1, Sport



Në Selman Stërmasi me Teutën përfundoi 1-1 dhe është ndeshja e tretë radhazi pa fitore e të besuarve të Shehit: asnjëherë më parë kryeqytetasit nuk kishin qendruar kaq gjatë pa fitore në këtë sezon e të shtunën vjen derbi. Nuk ka titull për Tiranën, akoma jo. Bardheblutë kanë marrë vetëm 1 pikë në tre ndeshje duke shtyrë festën por pa e kompromentuar sepse kryeqytetasve i duhen vetëm dy pikë në javët e mbetura.

Emiljano Vila e Peposhi frikësuan Bekajn në 4 minutat e para, por ndërhyrjen më të mirë portieri e kishte rezervuar pas gjysëm ore lojë, kur devijoi goditjen e Hebajt, me vendosmëri. Tirana e kuptoi se mund të humbiste me këtë apati dhe luajti një cerekore lojë si kryesues kampionati. E bëri duke i ndëshkuar të besuarit e Arapit në minutën e 40: asisti i Totres nuk shpenzohet nga Limaj, që me një goditje precise siluroi Qirkon.

Një tërheqje e pakuptimtë e bardhebluve në pjesën e dytë i lejoi Teutës terren dhe mundësi, sepse tani Tirana nuk ishte më agresive: Teuta provoi me të gjitha mënyrat, edhe me goditjen standarde të Kotobellit, por golin e gjeti me Plakun, që krosimin e Vilës e depozitoi në rrjetë me kokë. 1-1 që nuk i duhej Tiranës por nuk i mjaftonte Teutës, që shtyu me shpresë për të rrëmbyer fitoren e parë sezonale me bardheblutë, që panë me frikë konkluzionet e Ivanoviç e Kotobellit të përfundojnë i pari në krahët e Bekajt e i dyti ngjitur me shtyllën, përpara se edhe Xhixha të linte shenjën e tij, jo si shpresonte Shehi me gol, por me një karton të kuq në minutën e dytë shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *