• |
ide | kryesore

U dogj nga flakët për të shpëtuar kolegët, djali i Arjan Salës merr statusin e veçantë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aroni, djali 5-vjeçar i Arjan Salës, i cili humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar njerëzit në një qendër tregtare rreth një vit më parë nga flakët është marrë nën përkujdesjen e shtetit. I mituri është zgjedhur në mesin e 11 të tjerëve, prindërit e të cilëve ranë në krye të detyrë. Këta fëmijë morën sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, që nënkupton se këta fëmijë do të jenë në përkujdes pasi janë fëmijët e heronjve që dhanë jetën për mbrojtjen e jetës së tjetrit.

deja për ta ndërmarrë këtë nismë më ka lindur kur kam vizituar familjen e Arjan Salës, për faktin se dha jetën për të shpëtua kushedi sesa të tjera, duke qëndruar mes fjalëve  për të nxjerr kolegë. Sapo kam dal prej aty, kam kontaktuar menjëherë Ogertën dhe të tjerët kemi filluar punë, për ta ngritur në mënyrë domethënëse mbështetjen e fëmijëve. E quajta amanet të heshtur, pasi ishte nja amanet që u tha pa fjalë nga ata që nuk janë më, një amanet të pathënë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte. Ishte i pranishëm nusja e re dhe i ati. Sot i japim Aronit, djalit 5-vjeçar të Arjanit, për 20 vitet e ardhshme.”, tha Rama.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Arjan Salës u nxor nga magazina e “Casa Italias”, 3 ditë më vonë pasi u përfshi nga flakët më 24 mars 2021. Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë më shumë se 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi, Arjan Salës.



19 Comments

  1. Mirenjohje pafund per mbeshtetjen qe po i jepni familjeve qe kane humbur njerin prind😢🙏
    Perjetesia e deshmoreve te kombit duhet te qe te integrohet dhe ne shoqerine tone

    1. I lumte qeverise per mbeshtetjen qe po i japin jo vetem ketij djali, por te gjithe femijeve, prinderit e se cileve kane sakrifikuar jeten e tyre per kete popull.

  2. Nje dhimbje shume e thelle per ate familje . Djali i tij duhet te ndihet krenar per babin e tyre qe e ka hero . Ju lumte dhe juve si qeveri qe do i mbeshtesni .

  3. Nje dhimbje qe nuk do mbyllet kurre, por djali i tij duhet te jet krenar per babin e tij i cili sakrifikoi veten pe te shpetuar jetet e shume njerezve. Nje bravo e madhe per zotin Rama qe po i ndihmon keto femije👏🏻

  4. Se imagjinoj dot vuajten e familjes te tij.Qeveria ben mire qe kujdeset dhe i mbeshtet femijet e te gjithe heronjve qe kane humbur jeten ne detyre.

  5. Mirnjohese pafuuund per kte super mbeshtetje qe ju bet femijeve jetim bravo zoti kryeminister per kte shpirt te paster qe keni

    1. Kryemuti vlleh eshte qenia me e ndyre qe kane njohur keto troje,qe nga lindja e tyre.nje psikopat sociopatik.edhe familjaret e kane mallkuar kete ndyresi.te gjitha komentet jane bere nga e njejta dore sufllaqexhiu.

  6. Keni ndjekur nje politike shume te sakte dhe me vjen mire dhe qe keni menduar per ata qe ndrruan jete ne krye te detyres ne kohen e pandemise , respekte

  7. Respekt te vecante dhe mirenjohje per te afermit te arian sules i cili si hero dhe trim dha jeten per te tjeter duke i shpetuuar

  8. Me vjen mire qe amaneti i Arjan Sales ka mbeshtetjen dhe ngrohtesine e shtetit. Do mbetet gjate ne memorien tone per gjestin e tij human

  9. Mirnjohje dhe respekt per ge gjithe ata qe humben jeten. Me vjen mire qe familjaret po mbeshteten dhe jo te harrohen sic ndodhte me pare

  10. Arjani u tregua nje hero i vertete qe sakrifikoi veten per te shpetuar jeten e kolegeve te tij, me vjen mire qe djali i tij ka mbeshtetjen e shtetit. Duhet te jete krenar per babane e tij dhe per gjestin e tij heroik🙏🏻

  11. Mirenjohje te gjithe personave qe kane sakrifikuar jeten e tyre per te ndihmuar te tjeret.Pa ta nuk bejme dot asgje.Me vjen keq per familjet qe kane humbur te dashurit e tyre dhe falenderojme qeverine qe nuk po i le ne meshire te fatit femijet e ketyre heronjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *