• |
ide | kryesore

U shtir si lojtar i PSG e qendroi në hotel me skuadrën për 3 ditë: mashtruesi brilant arrestohet

-Instant, Sport



Si të qëndrosh në një hotel pa shpenzuar asnjë euro? Këshilla është metoda e përdorur nga një 28-vjeçar në Francë. Personi u shtir si lojtar i PSG-së dhe qëndroi për tre ditë në një hotel të Lisieux me ekipin kryeqytetas. Mëngjeset, dreka dhe darka të përfshira, natyrisht. Megjithatë, përfundimisht ai u zbulua dhe u arrestua. Në orët e fundit mbërriti edhe dënimi prej dy muaj burg për mos pagesën e netëve në hotel.

28-vjeçari përfitoi nga transferta e PSG-së U19 për t’i dhuruar vetes një pushim të shkëlqyer dhe të qetë në hotel. Më 11 dhjetor 2021, personi iu bashkua ekipit dhe u paraqit në recepsionin e hotelit Zenao Appart në Lisieux si një nga yjet e klubit francez. Falë pamjes së tij rinore, drejtuesit e objektit besuan versionin e klientit të tyre. Lojtari fals dha emrin e Diarra dhe mori dhomën e tij. Siç raportohet nga Le Pays d’Auge, ai kaloi tre ditë në dhomën e tij me mëngjes, dreka dhe darka të përfshira. Lojtari fals, megjithatë, e ekzagjeroi shumë dhe në fund u zbulua.

Në momentin e pagesës së qëndrimit, 28-vjeçari ka kërkuar të qëndrojë deri në fund të dhjetorit, duke specifikuar t’i dërgojnë faturën menaxherit të tij, numrin e telefonit të të cilit i kishte dhënë. Drejtori i hotelit u bë dyshues, telefonoi menjëherë numrin dhe zbuloi mashtrimin: ajo që dëgjoi ishte përgjigja e sekretarisë telefonike të një karte me parapagesë dhe kështu ka kontaktuar policinë, e cila ka arrestuar menjëherë mashtruesin.

DËNIMI PËR LOJTARIN FALS
Diarra i rremë është dërguar në paraburgim, më pas u lirua dhe u thirr në gjykatë. Në orët e fundit, është dhënë vendimi i Gjykatës me dy muaj burg. Dëmi nga mashtrimi i tij ishte 227,40 €, por ajo që rëndoi në vendimin e gjyqtarit është përsëritja. 28-vjeçari e kishte bërë dicka të tillë edhe në disa hotele të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *