• |
ide | kryesore

Vetëvrasja e 28-vjecarit në komisariatin e Kavajës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vihet në lëvizje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



 28-vjeçari Ilvi Meta i cili sot vari veten brenda komisariatit të Policisë Kavajë ishte ndaluar si i dyshuar për vjedhje. Dyshohet se 28-vjeçari ka varur veten me çarçaf brenda qelisë. Për ngjarjen ka reaguar Agjencia  e Mbikëqyrjes Policore. 

Informacion paraprak

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor. Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.



3 Comments

  1. KA DIçKA QE NUK SHKON NE KETE MESELE . NESE ESHTE HAJDUT SI THOTE POLICIA DO TE THOTE QE NUK KA CIPE E SEDER POR UNE NUK DI QE NJE I PACIPE TE VRAS VETEN . GERRMONI SE LLOGARITE NUK DALIN TAMAM .

  2. Agjencia e mbikqyrjes policore 😆😆😆😆😆😆😆😆😆😆
    Bordi i Naftes 😆😆😆😆😆😆😆
    M’u kput llastiku i brekeve🤣🤣🤣🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *