• |
ide | kryesore

Zelensky i kërkon ndihmë Bullgarisë për riparimin e pajisjeve ushtarake

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën në riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën e vazhdueshme me Rusinë, sipas CNN.

Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko, i ka dërguar një letër nga Zelensky Parlamentit të Bullgarisë, në të cilën presidenti ukrainas thekson se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që po i largohen agresionit rus.

Zelensky  shpreson që Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për vendin, duke përfshirë ilaçe, veshje dhe ushqime.

Në letër, Zelensky ka theksuar gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit energjetik midis dy vendeve.



1 Comment

  1. Faleminderit Nene Terezes, qe na ka bre te njohur si vend ne bote! Per fat te keq….. per te huajt aty fillon e mbaron Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *