• |
ide | kryesore

55 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



55 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar në 290 numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit nga 1280 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë në Tiranë, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Sarandë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Himarë, Skrapar, nga 2 qytetarë në Lushnje, Kamëz, Vlorë, nga 1 qytetar në Lezhë, Delvinë, Kolonjë, Elbasan, Gramsh.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,480 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, këshillon ministria.

Statistika (05 Maj 2022)

Raste të reja ditore 55

Të shëruar në 24 orë 56

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1280

Testime totale 1,810,232

Raste pozitive 275,266

Raste të shëruara 271,480

Raste Aktive 290

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 188

Fier 34

Vlorë 22

Elbasan 9

Durrës 7

Shkodër 7

Korçë 6

Gjirokastër 5

Berat 5

Lezhë 4

Kukës 3



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *