• |
ide | kryesore

Berisha: Basha mund të krijojë parti të re, por ka rënie katastrofale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se ka një grup pro-Basha edhe pse me një rënie katastrofike sipas tij. Sipas Berishës në një të ardhme, Basha mund të krijojë edhe një parti të re, por ai tha se grupi që e mbështet është i parëndësishëm. Në një bashkëbisedim me analistin Fatos Lubonja, Berisha përmendi edhe një herë votën Pro të Bashës për zgjatjen e vettingut.

A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një poll që po bëhet, i Euronews, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri. Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, se mohoj por i parëndësishëm. Po flirton dhe po flirton me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz”, tha Berisha.


Deklaratat Berisha i bëri në emisionin “Open.” Partia Demokratike që prej 9 shtatorit ka filluar një “luftë” të brendshme e cila ende nuk ka gjetur një zgjidhje.

2 Comments

  1. O Lubonja po mjaft me mete antipasti per Berishen. Dhe po’ mos te shpallej i padeshiruar nga e majta amerikane ai do te reagonte ndaj Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.