• |
ide | kryesore

Britania jep 45 milion paund për Ukrainën, kategoritë që do të ndihmohen

-Instant, Lajme, Planet



Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar financime të mëtejshme për të ndihmuar grupet vulnerabël brenda Ukrainës dhe në kufijtë e saj.

Një paketë prej 45 milion paund do të shkojë për agjencitë dhe bamirësitë e OKB-së që punojnë për të mbështetur ata që janë më të rrezikuar nga abuzimi dhe dëmtimi, tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss në një deklaratë të qeverisë.

“Ndihma britanike po mbështet më të rrezikuarit në Ukrainë, veçanërisht gratë dhe fëmijët, të cilët po përballen me rrezik të shtuar të dhunës seksuale dhe shfrytëzimit,” citohet të ketë thënë ajo.

Zyrtarët thonë se paratë do të shpërndahen në këtë mënyrë:

15 milionë paund do të shkojnë për Fondin Humanitar të OKB-së për Ukrainën (UHF)

15 milionë paund do t’i shkojnë UNICEF-it, agjencisë së OKB-së për fëmijë

10 milionë paund do të financojnë organizatat humanitare në vendet kufitare për të mbrojtur gratë dhe fëmijët që po ikin

5 milionë paund do të shkojnë për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Ukrainë

Do të ketë gjithashtu një shtesë prej 20 milion £ për ndihmë humanitare për refugjatët ukrainas në Poloni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *