• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e qelisë/ Nëna e Ilvi Metës: Ma vranë djalin dhe më sollën rripin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nëna e të riut Ilvi Meta ka folur për ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës së djalit të saj në Komisariatin e Kavajës. Zinie Meta i tha “Euroneës Albania” se djali i saj është vrarë nga policia dhe se këtë çështje duhet ta ndjekë shteti.

“Ma vranë. Megjithëse ma kapën, por ma kanë vrarë. Djali ka qenë i operuar me stomak, ma kanë vrarë. Policia. Më sollën rripin e djalit. Ato që ma kanë vrarë djalin, nuk di çfarë të them, ta shohë shteti. Unë nuk jam mësuar me vjedhje, jetoj në barake”, u shpreh ajo.

Policia e Shtetit njoftoi se 31-vjeçari dha fund jetës në Komisariatin e Kavajës, duke varur veten. Në një njoftim zyrtar për ngjarjen policia sqaroi se Ilvi Meta ishte ndaluar ditën e djeshme, pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për vjedhje.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga Policia në orët e para të mëngjesit të së enjtes 3 punonjës të policisë së Kavajës. Euronews Albania publikoi edhe pamjet e dhomës së sigurisë ku Ilvi Meta ka vrarë veten sipas policisë.

Nga hetimet e para, dyshohet se Meta ka përdorur hekurat në dhomën e sigurisë për të varur veten. Avokatja e Popullit thotë se vendosja e hekurave horizontalë mbi lartësinë 60 cm nuk lejohet në bazë të rregullores. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ter shqiptaret jane ekspert dhe kompetent per gjithcka. Dhe asnjehere pergjegjes apo fajtore. Gjithmone fajin e ka tjetri. Gjynaf djali mi non, po paska qene icik hajdut. Dhe akoma sdike si ka vdekur kshu qe ngadal icik me kto konkluzionet

  2. Po kjo beri ndonje perpjekje qe ta edukonte ate djale? Apo ai le te vjedhe te tjeret po ai mos rrezikoje gje

  3. Lereni moralin komunist o dylbera mavi qe do te zhvendosni vemendjen ke vesi atij dhe jo tek krimi shteteror. Hajdute ka dhe Italia, Franca, Gjermaniaq etj por nuk “varin” veten neper qeli prandaj nqs nuk keni ndonje ngushellim per familjen beni mire te mbyllni halen dhe mos qelbni dynjane. Ngushellime familjes dhe te bejne vetegjyqesi pasi shteti do ti mbroje si gjithmone kelyshet e vet.

    1. Rraca bythqire komuniste .
      Po ilir beqja e te tjere, qe vjedh me maune eshte burre i mire!
      Ikni mer kurva burra.
      Ju per partine qini nonen tuj.
      Mbushur policia me debila, manjake e vrases, mbushur zyrat e shtetit te bythes me debila militante qe mos bofshi piken e hajrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *