• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Si e shohin shqiptarët dorëheqjen e Lulzim Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



4 në 5 qytetarë (80,5%) në Shqipëri e shohin si pozitive dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. Vetëm 8% e shqiptarëve e shohin këtë dorëheqje si diçka negative.

Mes shqiptarëve që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan Partinë Demokratike, përqindja është edhe më e lartë. Vetëm 1 në 10 votues të djathtë (10%) e shohin dorëheqjen e Bashës si diçka negative.

Mes qytetarëve (82%) por edhe në mesin e atyre që votuan Partinë Demokratike (82,6%) në zgjedhjet e 2021-it, mbizotëron mendimi se Basha nuk duhet të kandidojë përsëri për kryetar të PD.

3 në 4 shqiptarë (73%) e vlerësojnë negativisht drejtimin e Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Thuajse 80% e votuesve të PD në zgjedhjet e fundit, e vlerësojnë negativisht drejtimin e partisë demokratike nga Basha.

Gjetjet janë të Barometrit ne Euroneës Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë. /Euronews Albania



6 Comments

  1. Epo kot nuk i vuri dyert e blinduara, se ngaqe e “donin” kaq shume :). Ja pra pse Xoni me Kimeten, Eskokarin dhe gjithe reptilat e Sorrosit e donin me ngulm qe te mbanin kete kukull lider per nje opozite fasade dhe po vazhdojne akoma te meren me Alibeun e AliBardhin:).

    1. Karte e djegur. Sja vlen te merresh me me te. Le te vazhdoje te merret Kimja me te po demokratet fale Zotit e mbyllen eksperiencen e hidhur me kete feqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *