• |
ide | kryesore

DW: Shqipëria nuk mbyll ende portet për anijet ruse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria do të kontribuojë për Ukrainën duke marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që organizohet në Varshavë, por ende nuk i mbyll portet për anijet ruse.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë thirrur në Varshavë të enjten Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.

Në këtë konferencë merr pjesë edhe Shqipëria. Kjo konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, i dedikohet “qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshme drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta,” bëhet me dije në një njoftim për shtyp nga kryeministria në Tiranë.

Shqipëria do të rradhitet përkrah vendeve kontribuuese, një angazhim që do ta shprehë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që merr pjesë në këtë konferencë.

Pjesëmarrësit diskutojnë për masat konkrete në përgjigje të fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim.

Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit.

Ndërkohë kërkohet më tepër angazhim nga komuniteti ndërkombëtar për t’iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave.

Ndalimi i anijeve ruse në portet shqiptare – Nuk ka një vendim të BE 

Lidhur me kërkesën e presidentit të Ukrainës, Zelenski, për të ndaluar hyrjen në portet e Shqipërisë të anijeve ruse dhe kufizim të turistëve rusë, drejtuar Parlametit të martën, përmes një fjalimi online në video, Kryeministri Rama tha të mërkurën, se “nuk ka një vendim të Bashkimit Evropian për ndalimin e anijeve dhe kufizimin e turistëve rusë prandaj do të vazhdohet si vitet e shkuara.”

“Vendimet tona janë gjithmonë në linjë me ato të BE-së. Në rast se do të ketë një vendim të linjëzuar, ne do të linjëzohemi menjëherë me BE-në.

Kjo është shumë e thjeshtë, nuk është një çështje e ngatërruar”, deklaroi Rama.

DW



7 Comments

  1. Ore lereni mbylljen e porteve se nuk del Rama kudner ruseve e serbeve, lere ca gerthet ne keshillin e sigurimit sa per te rene ne sy, por si ka mundesi qe patrozhaniste qe deri dje ishin pro-ukraine tani kane filluar dhe shajne Zelenskin,se e vuri me shpatulla pas shpine liderin global. Le pastaj qe e la si te dhjere ne parlament kur sa mori fjalen Rama, Zelenski mbylli Skypen. Ky pra eshte Rama. Vetem per fasada, batuta, veshje prifterinj per te rene ne sy.Akoma se kuptuan nderkombetaret se kush eshte Rama?

  2. tani kjo eshte e tera hipokrizi, vendet e europes te gjitha sot marrin gaz e nafte nga rusia e transferojne rreth 700 milion euro ne dite, nderkohe ne u dashka me mbyll portet.

    1. O Edvin ramist. Europianet po humbin dhjetera miliarda euro nga sanskionet ndaj ruseve, po u dergojne miliarda euro ukrainasve, kurse ne nje gje simbolike qe ska vlere fare ekonomike, mos te bejme?Po pse mer ,leke i modh nga ruset? Pastaj a e detyroi njeri Ramen qe te na shfaqej kudo si nje pro-ukrainas i madh.Ja pra qe spaska qene, por paska qene fallco dhe aty. Ai as pro-amerikan ska qene nojhere, por ngaqe shfrytezoi perplasjen e Blinken me Salen, u hoc si pro-amerikan per te rene ne sy dhe per te fituar mbeshtetje. Prisnis e akoma skeni pare gje, se kush eshet Rama

  3. Po dhe gjermania apo dhe shume shtete europiane blejne akoma gaz rud dhe me rubla bile apo per ata ska problem

    1. se gjermanet pa gaz rus nuk mbijetojne dot deri sa te gjejnenje nje opsion alternativ.Dhe e gjeten apo nuk e gjeten opsonin alternativ e sigurte eshte qe ne fund te vitit ndalohet gazi dhe nafta ruse. Kurse tek ne nuk ndikon fare cfare do sanksioni qe u veme ruseve, por Rama yt o patrozhanist, pavaresisht ca flet ne publik per tu duk si anti rus, nuk i del dot kunder ruseve.harroje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *