• |
ide | kryesore

Fondi amerikan RedBird ndërhyn në blerjen e Milan: ofron 1 miliard, por Investcorp ka një garanci

-Instant, Sport



Milani është në shitje, por Investcorp nuk është i vetmi i interesuar për të blerë klubin kuqezi. Në tryezën e bisedimeve me fondin Elliott ka mbërritur, pa u mohuar, një ofertë e re, këtë herë nga Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për RedBird Capital – një shoqëri e përfshirë edhe te Liverpool, finalisti i Ligës së Kampionëve – që sipas asaj që mësohet ka ofruar mbi 1 miliard euro për të marrë përsipër klubin e Milanit. Pavarësisht se nuk e shfrytëzoi periudhën e negociatave ekskluzive, Investcorp mbetet në avantazh në diskutimet me pronarët e Milan.

RedBird është një nga investitorët më produktivë në botë në sportet e nivelit të lartë dhe kompanitë e teknologjisë së asociuar. Përveç blerjes për 750 milionë dollarë të 10% të aksioneve në Fenëay Sports Group, kompania që zotëron Liverpool por edhe Boston Red Sox në MLB, fondi amerikan në korrik 2020 u bë pronar i Toulouse në Francë, një klub që sapo ka festuar promovimin në Ligue 1, duke marrë 85% të aksioneve të shoqërisë.

Me një ofertë prej mbi 1 miliard euro të prezantuar te Elliott, RedBird – sipas Sky UK – po përpiqet të ndërhyjë në diskutimet me Investcorp. Negociatat, megjithatë, janë në një fazë kaq të avancuar, saqë sipas të njëjtit burim, nuk ka gjasa që të mund ta parakalojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *