• |
ide | kryesore

Kim zbulon reagimin e Kanye gjatë monologut të saj në ‘SNL’

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi reagimin e Kanye West gjatë paraqitjes së saj në  ‘Saturday Night Live’.

Në episodin e 5 majit të The Kardashians, themeluesja e SKIMS zbuloi se Kanye  i cili mori pjesë në shfaqje doli gjatë monologut të saj.

“Ai do të donte që unë të thosha kemi “paraqitur letrat për divorc”, i tregoi Kim motrës Khloe Kardashian. “Dhe u mërzit gjithashtu që  unë thashë se ai ishte reper. Ai tha: “Unë jam shumë më shumë se një reper, nuk mund ta besoj që më prezantove ashtu”

Në një rrëfim, Kardashian vuri në dukje se qëllimi i saj nuk ishte të ofendonte Kanye dhe se monologu kishte për qëllim të tallte gjithçka që ishte personale për të. “Është e gjitha argëtim dhe lojëra”, shtoi ajo. “Dhe, me sa duket, nuk ishte për të.”

Ndërsa fliste me Khloe, Kim zbuloi se ishte e frustruar, pasi më parë kishte qëndruar pranë tij  gjatë “fjalimeve dhe gjërave që nuk kanë qenë më të rehatshme për mua”.

Khloe shtoi : “Jo vetëm fjalime. Ai ka mbajtur qëndrime të forta publike në shumë fushata të ndryshme që mund të mos ishe dakort, por sipas tij ti ishe gruaja e tij dhe duhet ta mbështesje. Kjo nuk është e drejtë”.

Kim vazhdoi duke vënë në dukje se West është “shumë mësuar të marrë pikërisht atë që dëshiron”, por se ajo nuk do e toleronte: “Nuk do e lejoj”.

Megjithatë, ajo deklaroi se është e vendosur të ketë një “marrëdhënie të shëndetshme” me të për hir të fëmijëve të tyre: North West, 8, Saint West, 6, Chicago West, 4 dhe Psalm West, 2.Kardashian bëri kërkesë për divorc nga reperi në shkurt 2021 dhe u shpall ligjërisht beqare më shumë se një vit më vonë.Tani është në lidhje me komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *