• |
ide | kryesore

Komisioni i Rithemelimit sulmon Alibeajn: S’ka asnjë autoritet të mbledhë grupin parlamentar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Rithemelimit del kundër thirrjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PD nga Enkelejd Alibeaj.

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo deklaroi sot se ky Komision nuk e njeh më për kryetar të grupit Alibeajn, por si deputet të thjeshtë. Sipas Garos, ai nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar.

Floriana Garu nuk u kursye në akuzat drejtuar Alibeajt, si pjesë pazari me Ramën dhe jo vetëm.

“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha ajo.

“Lidhur me disa veprime të deputetit Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit nga çdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, deputeti Alibeaj nuk përfaqëson as PD as grupin e saj parlamentar.

Megjithëkëtë përfshihet në farsën e turpshme të Ramës në negociata me opozitë të emëruar prej tij. 

Alibeaj e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përfaqëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare.
Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.
Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm”,
deklaroi Garo.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thirr mbrëmë deputetët në një mbledhje grupi sot në orën 17:00 për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. ©Lapsi.al 



2 Comments

  1. po shkallon perdite. Harron se pas 35 deputeteve jemi ne elektorati qe iu kemi dhene voten dhe besimin per te hecur per par.😡

  2. Or Bushat nuk sulmohet Alibeaj por deklarohet e vërteta.E kundërta është.Alibeaj që bën diversion kundër PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *