• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Hapet sërish rruga e Rinasit, qarkullimi vijon me dy sense lëvizjeje

-Instant, Lajme, Të fundit



Rruga e Rinasit do të hapet sërish dhe qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje.

Mësohet se po studiohet mundësia e hapjes së një rruge të re për të të çuar në aeroport.

Reagimi për këtë ndryshim ka ardhur pas protestave të banorëve të zonës së Rinasit, të cilët kundërshtonin vendimin e ARRSH për ta kthyer këtë aks rrugor me një korsi.

“Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
📍Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes”, njofton ARRSH.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *