• |
ide | kryesore

Lubonja ia thotë në sy Berishës: Të kemi peshqesh nga amerikanët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha sa i përket kthimit të tij në jetën politike aktive. Sipas Lubonjës rikthimi i Berishës erdhi si një peshqesh nga amerikanët pas shpalljes së tij non-grata.

I ftuar në emisionin “Open”, Berisha tha se nuk mund të lejonte të huajt që të përcaktonin se kush mund të futej në parlament dhe se nuk mund të lejonte që Lulzim Basha të bëhej një humbës i tretë në Partinë Demokratike, por Lubonja kishte një tjetër qëndrim.

“Unë nuk mund të them që “PD nuk është e Sali Berishës”. Por është një parti e zvogëluar ndërkohë që kemi nevojë për një lëvizje më të gjerë se PD për të bërë një opozitë. Çfarë mendoj unë që, këtu duke pasur parasysh peshën e Sali Berishës, e pengon krijimin e kësaj lëvizje.

Unë dua një parti që tani të fillojë, të kishte fraksionet. Ka një fraksion antiamerikan, ose anti-ambasadorë. Kush mund t’i mbajë bashkë në një parti këto. Ju me këtë pozicion, me këtë historik, thoni që të vijnë por ata largohen.

Këtu do mbetet një parti e vogël. Nuk mund të ketë një kryetar tjetër, se do i thonë kukull të Sali Berishës. Kemi nevojë për një PD që të hapet, të jetë demokratike, të pranojë rryma. Ju këtë nuk e premtoni dot” – i tha Lubonja.

Berisha ia ktheu: “Unë vetëm këtë premtoj. Është paragjykim”.

“Lulzim Bashën ju e krijuat. Ishte figura që nuk u bë kurrë kryetar partie me të vërtetë. Unë nuk shoh që kjo parti të nxjerrë një kryetar dhe një figurë” – i tha Lubonja.

“Ka mundësi. Ka mundësi vetëm nëse kryetari largohet nëse humbet zgjedhjet. Me këto largime, mund të largohet një person që mund të çojë në zgjedhje. Nëse nuk do isha larguar, Edi Rama nuk do ishte. Unë bëra shumë mirë që u largova. Rikthimi nuk është vullnet. Vullneti është vetëm një element që shhumë shpesh mund të jetë qesharak. Xhorxh Papandreu tha do rikthehem. Ai ka pasuri të madhe. Filluan artikujt që do rikthehet. U fut në garë dhe mori 2%. Me gjithë trashëgiminë” – iu përgjigj Berisha.

“E kemi peshqesh nga amerikanët rikthimin tuaj. Mos të kishin shpallur non-grata nuk do ishe rikthyer” – i tha Lubonja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Sipas majtistit ekstrem Lubonja meqe rikthimin e Berishes e kemi peshqesh nga amerikanet i bie qe mbeshtetesit e tij jane antiamerikane. Lufte berishisto-analistomajtite kunder imperializmìt amerikan. Rrofte Shqiperia-Lavdi Amerikes.

    1. Bravo Lubonja-shume e vertete !
      Ne menyren shqeto/jo-diplomatike-juridike de si ja goditen korrupsionin e ri-faktorizuan. Jo se nuk eshte i korruptuar se ne fakt me shume jabe lukunia qe e mbeshtet familjare dhe lepires qe kane perfituar miliarda prej tij.

  2. Mendesia Marksiste-leniniste e Lubonjes te le me goje hapur nga broçkullat qe thote. Berisha e berishizmi eshte produkt i civilizimit te shqiptareve. Thjesht amerikanet po menaxhojne indogjenet e Evropes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *