• |
ide | kryesore

“Në këtë stadium mjafton një shkëndijë”: Ancelotti tregoi çfarë i ndodhi Guardiolës, që u dorëzua: “Janë të aftë për këto arritje”

-Instant, Sport



“Mund të kishim shkuar 2-0 e po kontrollonim ndeshjen. Nëse mendoja se isha tashmë në finale? Jo, ata janë të aftë për këto gjëra, komplimente për ta. Do të jetë një finale e bukur. Në kohën shtesë kemi luftuar për të hyrë në lojë kishim pësuar një goditje të fortë”. Pep Guadiola vështirë se gjen ngushëllim në një eliminim si ai i pësuar në Madrid. Tekniku është munduar edhe të shpjegojë ecurinë e ndeshjes, pa gjetur justifikim në atë shembje në dy minutat e fundit: “Në pjesën e parë nuk arritëm të kishim vazhdimësi, në pjesën e dytë ishim mirë pas golit të shënuar por më pas pësuam barazimin. E ardhmja? Na mungoi finalja, por ne jemi ende këtu dhe do të shohim”, përfundoi Pep.

Në finalen e Ligës së Kampionëve shkon Real pas një rikthimi të jashtëzakonshëm kundër Manchester City. Do të jetë e pesta për trajnerin Ancelotti: “Pak e besuan, por ata që e bënë më shumë ishin lojtarët – komentoi Carlo Ancelotti në fund të ndeshjes – në këtë stadium mjafton një shkëndijë. E di PSG e dinë skuadrat e tjera. Të stërvitësh këtë Real Madrid është shumë e kënaqshme”. Reali fitoi edhe falë zëvendësimeve në fushë: “Modric, Casemiro dhe Kroos bënë një lojë të shkëlqyer, por për t’a përmbysur më duheshin karakteristika të tjera dhe Rodrygo, Camavinga e të gjithë zëvendësuesit bënë një lojë të shkëlqyer”.

“Nuk jam mësuar të pi duhan, por fotoja me puro pasi titullit në LaLiga të fituar ishte një foto e bërë me miqtë – komentoi trajneri për Prime Video – Ne jemi një ekip i madh dhe një grup i madh”. Në finale do të jetë përsëri Liverpool: “Do të jetë një finale e madhe dhe e pasigurt. Do të jetë e mrekullueshme të jem përsëri atje.” Gjithashtu për Ançelotin ashtu si për Realin do të jetë finalja e tretë e Champions League kundër Reds.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *