• |
ide | kryesore

“Nëse nuk shënon, nuk ke si fiton ndeshjen”: Plori shpërthen kundër sulmuesve të Vllaznisë

-Instant, Sport



“Ishte goditje për ne, duke e ditur se luajmë me Dinamon që është në fund e shpresojmë të futemi nga kampionati në Europë. Them se nuk kemi bërë mirë”. Elvis Plori pranon vështirësitë që Vllaznia e tij ka në këtë periudhë e që po e penalizojnë në garën për një vend në Europë përmes kampionatit. Pas fitores së parë në pankinën kuqeblu, tekniku dështoi t’i jepte vazhdimësi suksesit, me një barazim që nuk ngjan aspak pozitiv kundër një Dinamo që vinte nga 7 humbje radhazi: “Të them e brishtë, nuk është fjala e duhur. Ka të bëjë edhe cilësia, se duhet të jetë më e lartë me kaq shumë raste të humbura – tha Plori -. Duhet të heqim presionin se janë lojtarë profesionistë dhe këtu bëhet ndryshimi mes sulmuesve që shënojnë e jo. Kemi pasur raste flagrante që duhej të finalizoheshin, nëse nuk shënon, normalisht nuk e fiton ndeshjen”.

Tekniku ka pasur dicka për të sqaruar edhe në lidhje me episodet në fund të pjesës së parë, që mund të ndryshonin rrjedhën e lojës, me dy pretendime për penallti të pasinjalizuara nga Lata e nga dhoma VAR: “Rasti është në dorën e gjyqtarëve dhe VAR, ata justifikojnë sikur ka qenë dora e pavullnetshme por unë mendoj se është penallti – vazhdoi tekniku shkodran, duke u ndalur edhe te mungesat e rëndësishme që kishte në skuadër për këtë ndeshje -. Gjurgjeviç e Latifi nuk ishin në fushë, nëse të mungojnë dy lojtarë që mund të shtyjnë topin në rrjetë, alternativat nuk janë të plota. Unë nuk ankohem asnjëherë, por kur Aralica u ndje i lodhur në fund, nuk kisha sulmues në gjendje e ndoshta shkoi ndeshja kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *