• |
ide | kryesore

Përdhunoi dhe grabiti 53-vjeçaren në Durrës, arrestohet i riu

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njoftoi se ka arrestuar një 28-vjeçar që i është futur në banesë një 53-vjeçareje në Durrës, e ka përdhunuar dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash.

28-vjeçari i cili dyshohet se abuzoi seksualisht me 53-vjeçaren , ishte shok me një komshi të saj.

53-vjeçarja ka deklaruar në polici se i riu i ka grabitur para. Policia fillimisht ka ndaluar komshiun e 53-vjeçares, më pas ka arritur të arrestojë 28-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *