• |
ide | kryesore

Përplasjet në Jerusalem, policia izraelite hyn në xhaminë Al-Aksa

-Instant, Lajme, Planet



Policia izraelite ka hyrë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për të larguar protestuesit palestinezë të enjten, pasi vizitat e hebrenjve në këtë vend të shenjtë rinisën pas një ndërprerjeje gjatë festave myslimane.

Javët e fundit ka pasur përplasje në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, i cili është ndërtuar në majë të një kodre që është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët i referohen asaj si Mali i Tempullit. Ajo qëndron në zemrën emocionale të konfliktit izraelito-palestinez.

Ndërsa vizitat rifilluan, dhjetëra palestinezë u mblodhën, duke brohoritur “Zoti është më i madhi”. Përleshjet kanë ndodhur kur policia shkoi për të arrestuar njërin prej tyre.

Policia gjuajti plumba gome, ndërsa disa palestinezë strehoheshin brenda vetë xhamisë. Më pas, forcat policore u panë brenda hyrjes së xhamisë.

Policia izraelite tha se u kundërpërgjigj pasi protestuesit hodhën gur drejt tyre, teksa një zyrtar policor u raportua se është lënduar lehtë.

Por, dëshmitarët palestinezë thanë se ata nuk kanë hedhur gurë në drejtim të policisë para se ajo të ndërhynte. Ndërkaq, disa palestinezë që u strehuan në xhami u panë duke hedhur gurë në drejtim të zyrtarëve policorë teksa ata po hynin në ndërtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *