• |
ide | kryesore

Pse po i mohon Rama raportet e ndërkombëtarëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Mohimi, si mekanizëm mbrojtës lind në mesin e një situate të vështirë. Është një mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë dhe tregon se personi refuzon të mendojë, që veprimet e tij mund ta dëmtojnë atë vetë apo të tjerët.

Përgjigjia që Rama i dha organizatës “Reporterë pa kufij”, e cila raportoi se situata e medias në Shqipëri është më e keqja në rajon, ishte shfaqja e fundit e një mohimi të vazhdueshëm, që kryeministri po u bën raporteve ndërkombëtare.

Kohët e fundit nuk dëgjon për reflektim, apo korrigjim të situatës. Ka vetëm mohim.

Del raporti i Transparency International që e rendit Shqipërinë ndër të fundit për perceptimin e korrupsionit; Rama thotë se “nuk i beson kësaj transparence për asnjë sekondë, se vendi ka bërë përparime”.

Del raporti i Departamentit të Shtetit, që thotë se korrupsioni është i përhapur në të gjithë shtetin; Rama thotë se ka “aq shumë copy-paste nga një vit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”.

Del raporti i Freedom House që e përshkruan Shqipërinë si një vend ku vota manipulohet dhe ku nuk ka asnjë përparim në kriteret e demokracisë; Rama e kalon në heshtje.

Tani në fund, me raportin e Reporterëve pa Kufij, kryeministri e lëshoi akoma më shumë gojën duke i konsideruar konstatimet “fantazi”, “gënjeshtra” dhe “tallje”.

Si për t’i vënë kapak temës së raporteve ndërkombëtare, u tha gazetarëve se “raportet që meritojnë të lexohen janë shumë pak” dhe këtu veçoi atë të progresit të Komisionit Europian. “Kam mësuar të jem selektiv në leximin e tyre se një pjesë e tyre nuk janë të besueshëm” ishin fjalët me të cilat e mbylli këtë temë.

Përgjigje të tilla jepen vetëm muajt e fundit, se më parë reagimet ishin të tjera. Për shembull, nëse një raport i DASH fliste për Shqipërinë si vend burim i prodhimit të drogës, atëherë thuhej se Shqipëria “nuk u bë burim i rëndësishëm i prodhimit të marihuanes as vjet e as parvjet, po njihej si i tillë nga DASH që para se të merrnim detyrën”.

Ose, nëse në 2016, Shqipëria renditej pak më lart në indeksin e perceptimit të korrupsionit nga Transparency International, Rama i gëzohej raportit dhe ngacmonte opozitën me ironi. “Njoftoni SHQUP-in për këtë skandal” shkruante kryeministri kur TIA e vlerësonte dhe ai e besonte.

Kur ndodhte një skandal fajësohej fenomeni i krijuar nga qeverisja e Berishës. Thuhej se administrata sapo ishte trashëguar nga PD, se duhej kohë që reformat t’i jepnin efektet apo se administrata duhej pastruar nga shushunjat e aleatëve.

Në mandatin e tretë, qasja ka ndryshuar. Pas 9 vitesh në pushtet nuk pi më ujë teoria “Fajin e ka Saliu”, ndërsa opozita nuk mund të fajësohet për asgjë, kur ende nuk e ka marrë veten nga humbja e 25 Prillit.

Për 8 vjet, Rilindja fajësoi qeverisjen e Saliut, aleatët e LSI, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, mediat e frontit të së keqes, presidentin dhe ndonjëherë edhe ndonjë “dru të kalbur” në radhët e miqve dhe shokëve të partisë.

Për pak muaj i bëhen 9 vite që drejton vendin. Përgjegjësinë nuk ka kujt t’ia kalojë tjetër. Vetë nuk e ka mbajtur ndonjëherë. Nuk i mbetet tjetër vetëm se të mohojë raportet e ndërkombëtarëve, që thonë se vazhdojnë njësoj në këtë vend si korrupsioni endemik, si trafiku i drogës, si kapja e mediave etj./Lapsi.al



18 Comments

  1. Po pse si mendoni ju, duhet ta pranoje? Nen Sekretarja e DASH, nje jave pas raportit negativ per qeverine e Shqiperise, erdhi dhe e takoi pa kurrfare droje madje duke buzeqeshur vesh me vesh, a thua kishte ardhur per ti kerkuar ndjese. “Na e bo hallall por raportin e shkruajne dava punonjesish. Ne udheheqja e DASH ti njohim kontributet keshu qe mos e rru fare”! Pak a shume

    1. Ue ca propagande qe bejne keta fugsat e pranishem ne takim me nen sekretaren e Dashit. Ajo erdhi ne Shqiperi se ishte ne gjithe Ballkanin.Dhe kur erdhi ne Shqiperi, dhe i ra radha edhe Alibeajt ta takonte, si thua ti, mos te takonte kryeministrin, sado qe dihet ca mut kryeministri kemi>?Arritje e quan kete more pallosh?

  2. Sepse eshte pjese e ingranazhit te pjerdhur globalist botror. Eshte si te thuash, nje nga ato qe Elon Musk tall K…

  3. peticioni “fletërrufe” kundër ambasadores Kim është i nxitur nga Sali Berisha, ndërkohë që dje burime të sigurta pranë Grupimit të Rithemelimit pohuan se kjo revoltë e berishistëve ka rezultuara flluskë sapuni. Mësohet se peticioni në fjalë kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

  4. Ka shkuar atje ku nuk mban me uje pilafi . Palloshi duhet rrezuar me çdo mjet dhe forme te mundeshme .
    Ky duhet te jete objektivi i opozites dhe i popullit Shqiptar . Palloshi nuk heq dore me kritika nga vjedhjet , grabitjet , krimi , droga , kriminelet , nga ligjet qe behen per emra te veçante , nga ligjet qe behen enkas per te grabitur dhe nga çdo ligesi tjeter . Revolucion dhe ndryshimet e gjithanshme jane ilaçi i vetem per Shqiptaret . Po e mbajti pushtetin akoma ky pleh , na mori lumi si komb .

        1. O iglo te shkerdheft femrat e fisit serbia, cecenia , malokeria , bangladeshi , afganistani , ndragheta , patronazhistat pjesa inferiore e shoqeris shqipetare ca te ma pragu , pederasta e kurva u futshit 2metra nen dhé .

    1. O arb, ne lumi na ka marre me kohe e me vat.
      Rama ska 9 vjet ne pushtet por 20 vite plus. Aq sa beri dhe Berisha.
      Dhe po njelloj si Berisha na dogji e perveloi, por pa buje pa zhurme. Rama eshte alter-egua i Berishes, te dy antishqiptare te pashoq, figura qe s’njohin flamur kur vjen puna per pushtet pervec atij amerikan grek e serb.
      Rama e Berisha pjellin njeri tjetrin ne politike ndersa djemuria shqiptare ose vetevriten ne burgjet e tyre, ose i hyjn droges ose arratisen nga syte kembet jashte ne te zeze..

  5. C’fare doni te pranoj mor popull i mjere,
    qe si ne c’do ane, une kudo e kam dhjere?

    Nuk kam une faj qe ju gjithcka harroni,
    me keni pare Bythjashte, a nuk e kujtoni?

    Ju kam thene me kohe – Gje akoma nuk keni par,
    me mua ne Pushtet pregatituni te hani dhe Bar!

  6. Pyetje e Lapsit – Pse po i mohon Rama raportet e ndërkombëtarëve ?
    Pergjigje – Se eshte kokrra e bythqirit prandaj.

  7. Rama i mohon raportet e nderkombetareve sepse keto qe themi ne shqiptaret qe nga mediat e lira e deri tek shoqeria civile, i quan si opozitarizem destruktiv ndaj Rames, kurse arbitrit nderkombetar nuk i ben dot nje akuze te tille dhe mbetet te gjeje arsye te tjera. E pate cthoshte nje patrozhanist dje,natyrisht nenpunes i Endri-Edit?Thoshte se e kane korruptuar ZDF se po mundohen me cdo menyre qe mos ta lene Shqiperine ne BE dhe po gjejne arsye.. Keta na vjedhin, na blene votat dhe ne fund edhe tallen me ne. Pastaj le te dali nje raport i nderkombetareve qe flet mire per qeverisjen e tij dhe do e shihini qe jo vetem nuk do e mohoje por nje jave do merren mediat e tij me te. Po si do dali, kur nga qeverisja e Rames vetem deme, te keqija, fukarallek, vrasje, droge, kanabizim ,korrupsion, super vjedhje qindra milion euroshe , ka pare Shqiperia ne keto vite?

  8. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) mendon se vendi pastron rreth 100 miliardë paund në vit. Qeveritë e njëpasnjëshme britanike mesa duket nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar diçka të tillë.Shpellkaret maloke behen si te forte neper rreshtat e komenteve alla salih se bythet i kane zbuluar neper shpella

    1. Aaaaaaaa dmth qenkemi mire ne dmth se pastrokan pare dhe ne Uk. Dmth per kete pune behen dhe filma. Po si jeton nje anglez dhe si jeton ti o moterqire me 300 dollare rroge ne muaj . A ty te qifsha motren, gruan, tezen, hallen e gjthe fisin ku ta kesh mer bythqir kurve!

      Dhe nje gje, si duket “maloket” shpellaret”, te paksan qire ato qe te permenda me lart se ska mundesi te jete robi kaq urrejtes patologjik per shqiptaret. Por ti dukesh qe je sperma e atyre fuksave te kohes se Dulles dhe qe fatkeqesisht ju kane ngjalle morrat prape por qe do ju shkerdhehet plaka shpejt.

  9. Çdo Mehdiu ne tryeze nuk e kuptoj , apo e kane zene prej bolesh dhe tani bene lojen e palloshit ?
    O Sali kesaj i thone rrite qenin te te haje koken .

  10. Pse habiteni,more te mjere???.Palloshi i gjate,mohen cdo raport te nderkombetareve-habiteni te gjithe.Ai ka mohuar edhe femijen e vet,dhe me e keqja,ja veshi “fajin”babait te vet.E vertetuar kjo me dokumentin e gjykates,qe e ka gjetur dhe botuar,miku i sotem i gjatoshit,Mero Baze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *