• |
ide | kryesore

Rindërtimi i Ukrainës, presidenti i KE-së propozon shitjen e aseteve të konfiskuara ruse

-Instant, Lajme, Planet



Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se BE duhet të konfiskojë dhe shesë asetet ruse dhe të përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën, shkruan The Guardian.

“Jam absolutisht i bindur se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të ngrirë asetet ruse, por edhe për të bërë të mundur konfiskimin e tyre, dhe për t’i përdorur për rindërtimin e Ukrainës.

BE tha muajin e kaluar se kishte ngrirë 30 miliardë euro asete të individëve rusë dhe bjellorusë.

Michel është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka propozuar diçka të tillë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden propozoi javën e kaluar që pasuritë e sekuestruara të oligarkëve të “shiten” për “të korrigjuar dëmin e shkaktuar nga Rusia dhe për të ndihmuar në ndërtimin e Ukrainës”.

Por konfiskimi i pasurive të individëve të sanksionuar “nuk është aq i thjeshtë” dhe do të ishte “një proces i vështirë dhe i gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *