• |
ide | kryesore

Së shpejti një dokumentar për jetën e Elon Musk

-Instant, Paparazzi, Slider



BBC ka zbuluar se do të publikohet njëdokumentar për bashkëthemeluesin dhe CEO të Tesla, Elon Musk.

I titulluar paraprakisht The Elon Musk Show, dokumentari me tre pjesë “ka intervista me anëtarët e familjes, miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e biznesit të Musk , të cilët tregojnë historinë intime të udhëtimit të tij për t’u bërë personi më i pasur i globit.

Dokumentari  vjen pasi themeluesi i SpaceX bleu Twitter për 44 miliardë dollarë. Marrëveshja, e cila pritet të mbyllet më vonë këtë vit, do ta bëjë Twitter një kompani private.

Prodhuesit kanë përditësuar realizimin për të përfshirë blerjen e platformës së mediave sociale.

“Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit ku debatohen çështje jetike për të ardhmen e njerëzimit”, tha Elon në një deklaratë për shtyp në lidhje me blerjen. “Unë gjithashtu dua ta bëj Twitter-in më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja, duke i bërë algoritmet me burim të hapur për të rritur besimin, duke mposhtur spam bots dhe duke vërtetuar të gjithë njerëzit.

Në fillim të këtij viti, Forbes e shpalli themeluesin e SpaceX njeriun më të pasur në botë. Pasuria e tij prej 219 miliardë dollarësh ishte 48 miliardë dollarë më shumë se themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili u rendit në vendin e dytë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *