• |
ide | kryesore

SONDAZHI/ A duhet të tërhiqet Berisha dhe sa shanse ka që ai ta sjellë PD në pushtet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shumicë dërrmuese, gati 60% e shqiptarëve janë të mendimit se edhe Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika.

Në një sondazh të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë shihet se 58.7% janë në favor të largimit të tij ndërsa vetëm 30.7% janë kundër dhe 9.6 janë të pavendosur.

Ndryshe është situata tek personat e pyetur që e identifikojnë veten si votues të Partisë Demokratike.

63.2% e demokratëve nuk janë dakord që Berisha të largohet nga politika. 30.8% janë në favor ndërsa 6% të pavendosur.

Edhe te personat që e konsiderojnë veten neutralë nga bindjet politike, një shumicë dërrmuese prej 62.1% thotë se Berisha duhet të largohet.

Por a mund ta sjellë Berisha, PD-në në pushtet? Vetëm 1 e treta e shqiptarëve thonë se kjo mund të ndodhë. 33.8% e besojnë këtë ndërsa 53.8% janë kundër.

Besim te Berisha kanë sërish votuesit e Partisë Demokratike. 60.9% e demokratëve kanë besim se me Berishën mund të vijnë në pushtet dhe vetëm 27.8% janë kundër. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Si c do sondazh qe eshte ber keto 12 vjet, ja ka fut kot dhe genjen.
    Prsh ne 2103 na than qe ps fiton zgjdhjet. Gënjeshtër
    Ne 2015 na than qe pd do thyej turinjt. Gënjeshtër
    Ne 2017 na than qe basha do humb keq.
    Gënjeshtër
    Ne 2021 na than qe lsi do shkerrmoqet.
    Gënjeshtër
    Ne 6 mars na than qe berisha do i shkul koqet bashes… Gënjeshtër.
    Pra cdo sondazh na ka gënjyer keq.
    Po ashtu dhe ky.

  2. Berish rri.
    Berish rri.
    Berish rri.
    Rri se na duhen edhe 12 vjet te tjera ne pushtet.
    Ketij i them fat un.

  3. Cdo sondazh eshte fotografi sociale e nje momenti dhe aktualisht eshte shume afer realitetit.

    Dhe kjo ndihet ne bisedat shoqerore, stepjen publike, madje edhe neper kafenete e Tiranes.

    Gjithsesi ky realitet edhe mund te ndryshoje ne ditet qe vijne.

  4. Ardhaj e Berishes eshte humbje kohe per pd, qe e bere kashte e koqe, do kohe te unifikohet, por kerkush mos mendoj tani, nen drejtimin e Berishes. Rehabilitimi i Berishes eshte turp per kedo qe aspiron qe ky vend te behet.
    Berisha e ka mbyll ciklin e vet. Ka pergjegjesi me shume se cdo politikan tjeter per krizat dhe hallet qe i ka shkaktuar ketij populli ne 30 vjet.

    1. Po kush pjesa dermuese e shqiptareve? Po 60% e tyre jane komunista!!! Sondazhi behet brenda elektoratit te djathte. Ajo tregon sa te djathte e duan.

  5. MUHABET KOT. TANI PROBLEMI ESHTE RINGRITJA E PD DHE HEQJA E PUSHTAVE TE RILINDJES SI ALIBEU ME SHOKE. SALIU IKEN VETE PASTAJ

  6. maloku i ndyre i vucidolit nuk vjen me kurre ne pushtet pasi do kete te beje me drejtesine dhe me SHBA Shpallja non grata e tij u bazua ne nje dosje shume voluminoze qe ka DASH per kete ndyresire Leri cecenet te shpresojne se prap do kene mundesi te vjedhin,zaptojne tokat e te tjereve ,te terrorrizojne kedo qe urren Salih malokun etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *