• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 5 vite burg për ish-prokurorin e Sarandës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka dhënë pretencën për personat e arrestuar së bashku me prokurorin e Sarandës Sali Hasa, të cilët akuzohen për ndikim të paligjshëm, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ish-prokurori u arrestua disa muaj më parë me urdhër të SPAK. Hasa ra në pranga pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike.

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *