• |
ide | kryesore

Tritan dhe Khloe asnjëherë të ndarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloé Kardashian i ka dhënë “fshehurazi” dashurisë së Tristan Thompson një mundësi për të miliardën herë. Kjo ka ndodhur në vjeshtë, ka zbuluar Khloé në episodin e kësaj jave të Hulu “The Kardashians”.

Bashkëthemeluesja e “Good American” pranon në një rrëfim se ajo dhe lojtari i NBA “sapo u rikthyen bashkë” pikërisht përpara se Travis Barker t’i propozonte Kourtney Kardashian – në tetor 2021.

“Tristan fluturoi në kohë për propozimin. Kjo ishte diçka që ai nuk do ta humbiste”, shpjegon Khloé. “Ne jemi mirë. Në fakt jemi shumë mirë. Sapo u kthyem bashkë. Ai ka shkuar shumë në terapi. Thjesht ka pasur shumë përpjekje nga ana e tij.”

Ish-ylli i “Revenge Body” tha për të dashurin e saj tradhtar, se është “shumë argëtuese” kur ai është përreth. Ajo që e bën Khloé të lumtur, është të shohë gëzimin në fytyrën e vajzës së tyre, True kur ata janë bashkë.

Duke i lënë mënjanë të gjitha huqet e tij të liga, Khloé, thotë se ka “shpresë” për të ardhmen e saj me Thompson, për shkak të kohës së mirë që po kalonin para tradhëtisë.

“Kur u ndamë, kuptova se sa mirë shkonim unë dhe ai dhe çfarë miq dhe partnerë të mirë jemi,” shpjegon ajo, “dhe kam shumë shpresë, besim dhe optimizëm për të ardhmen tonë së bashku”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *