• |
ide | kryesore

U akuzua për trafik droge, lihet në burg administratori i firmës “Alba Exotic Fruits”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj administratorit të firmës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dautin.


Apeli i Posacëm ka rrëzuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie duke vendosur që ai të qëndrojë pas qelisë të paktën deri në përfundim të hetimeve. Dauti u arrestua rreth një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Sipas prokurorisë, në konteinerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. 51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, duke kërkuar edhe masë më të butë sigurie, por togat e zeza rrezuan kërkesën e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.