• |
ide | kryesore

Vdekja e 31-vjeçarit në Komisariatin e Kavajës, zbulohet skeda e të riut në Kavajë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetimet paraprake për vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në Komisariatin e Kavajës kanë përfunduar, ku është konkluduar se Meta është vetëvrarë me lidhësen e kapuçit të bluzës që kishte veshur dhe nuk ka shenja dhune në trup.  Në dokumenti shënohet ora e vdekjes 18:50 e mbrëmjes së kaluar, vendi i vdekjes, dokumentuar si vetëvrasje si dhe firma e mjekut. Ndërkohë familjarët hedhin dyshime për dhunë nga policia.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen nën kontroll në Ilvi Metës, gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet duke shpërdoruar detyrën dhe si pasojë janë arrestuar tre punonjës policie. Të arrestuar janë: Bexhet Berberi me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme, Rushit Kola me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë dhe Petrit Brahimaj me detyrë Specialist i sallës së komandimit.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *