• |
ide | kryesore

Vdekja e dyshimtë e të riut në komisariatin e Kavajës, arrestohen 3 policë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



3 punonjës të policisë së Kavajës janë arrestuar pas vetëvrasjes në paraburgim të 31-vjeçarit Ilvi Meta. Në pranga kanë rënë Bexhet Berberi e Rushit Kola inspektorë dhe Petrit Brahimaj nënkomisar. Raportohet se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje te dhoma e paraburgimit.

I riu Ilvi Meta ka ndërruar jetë ditën e djeshme ndërsa policia e ka njoftuar si vetvrasje. Duke qenë se mënyra si kishte ndodhur një akt i tillë ishte e paqartë, grupi hetimor ka nisur veprimet e para për të zbuluar dinamikën e ngjarjes së rëndë. Përvec policëve do të merren edhe të afërmit e familjarët e viktimës, Ilvi Meta. Ndërkohë që trupit të tij është duke iu bërë ekspertiza mjekoligjore e cila do të nxjerrë edhe shkakun e vdekjes së Metës.



1 Comment

  1. Hajt se dalin neser keta kriminele me uniforme , por jeta e keti nuk kthehet me . Vend plehrash te veshur me petkun e pushtetit /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *