• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho sjell Romën në Tiranë: verdhekuqtë në një finale pas 31 vjetësh, në “Air Albania’ vjen edhe Feyenoord

-Instant, F1, Sport, Video



Roma mposhti 1-0 Leicester në ndeshjen e kthimit të gjysëmfinales së Ligës së Konferencës dhe kualifikohet në finale, në të cilën do të përballet me Feyenoord më 25 maj në Tiranë. Verdhekuqtë, që vinin nga 1-1 në ndeshjen e parë, e zhbllokuan sfidën në Olimpico pas 11′ me një goditje fantastike të Abraham, po pastaj vuajtën për të krijuar mundësi të tjera, duke u vënë në vështirësi në fund të takimit nga presioni i anglezëve, që megjithatë rrezikuan shumë pak.

Delir në Olimpico: Roma, 31 vjet pas herës së fundit, kthehet në qendër të një finalje europiane. Mourinho, më 25 maj në Tiranë, do të mund të shtojë në vitrinën e tij të pafund trofeun e parë të Ligës së Konferencës: mes Romës dhe trofeut ka mbetur vetëm Feyenoord, i cili në gjysmëfinalen tjetër rezistoi (0-0) në një tjetër stadium të nxehtë, atë të Velodrom në Marseille, pas 3-2 të ndeshjes së parë. Gjysmëfinalja e kthimit kundër Leicester u vendos nga Tammy Abraham me një goditje me kokë si një qendërsulmues i vërtetë pas 11 minutash: më pas, një kryevepër e mbrojtjes, e stilit José Mourinho.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *