• |
ide | kryesore

Video/ Në Sevilje, finalja e Europa League do të jetë mes Eintracht e Rangers: eliminohen West Ham e Leipzig

-Instant, Sport, Video



Triumfojnë skuadrat vendase në ndeshjet e kthimit gjysëmfinale të Europa League. Në Frankfurt, Eintracht përsërit suksesin e ndeshjes së parë kundër West Ham dhe me një lojtar më shumë që nga pjesa e parë mbylli ndeshjen 1-0 me golin e Borré. Në Glasgow, Rangers përmbysën Leipzig, që kishte eliminuar më parë Atalantën: përfundon 3-1, me golin vendimtar nga Lundstram, që shmangu kohën shtesë. Finalja do të luhet në Sevilje më 18 maj.

EINTRACHT FRANKFURT-WEST HAM 1-0 (2-1)
Është festë e gjermanëve të Eintracht në Commerzbank Arena. Pas 2-1 në Angli, gjermanët fituan sërish (1-0), eliminuan West Ham dhe kthehen në një finale europiane për herë të parë pas Kupës UEFA 1980. Fazat e para të studimit të lojës u ndërprenë në të 18′ kur mbrojtja i Hammers u gjend e papërgatitur. Cresswell ndërhyn me faull ndaj ish-milanistit Hauge. Për arbitrin ishte e verdhë, por VAR e thërriti në monitor dhe paralajmërimi u bë përjashtim: një goditje për shpresat e anglezëve. Eintracht motivohet edhe më shumë dhe ndërtoi aksionin e avantazhit në minutën e 26. Krosimi i Knauff mbërrin te Rafael Borré, i vetëm në pikën e penalltisë. Një lojë fëmijësh për të shënuar golin e 1-0, që ishte edhe ai i sigurisë. Rezultati në fakt nuk ndryshoi edhe pse skuadra e Moyes (i përjashtuar pas një sherri me një kapës-topash) shkoi shumë afër barazimit me goditjen e lirë të Bowen. Në pjesën e dytë, me dhjetë lojtarë dhe të dëshpëruar nga rezultati, britanikët u përpoqën por nuk arritën të bëjnë mrekullinë: kalon Eintracht.

RANGERS-LEIPZIG 3-1 (0-1)
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Ibrox, i cili ziente si në netët më të mira të historisë së Rangers, që fitoi 3-1 dhe përmbysi 1-0 e marrë në Gjermani nga Leipzig. Skocezët e nisën me shpejtësi e me një ritëm të furishëm, me gjermanët u munduan të qëndrojnë. Në zbritjen e parë, vendasit megjithatë gjetën rrjetën dhe e bënë me njeriun më të pritur: golashënuesin më të mirë në Europa League, Tavernier. Mbrojtësi anglez ndoqi veprimin dehës të Kent dhe, si një sulmues i përsosur, shënoi golin e tij të shtatë në kompeticion. Pasi zhbllokuan ndeshjen, Rangers vërshuan përpara: në minutën e 24 një veprim brilant i Wright uli topin për Kamara. E majta e tij ishte perfekte, e drejtuar në këndin e ulët të portës në të cilën Gulacsi nuk bëri dot asgjë. 2-0, rezultati tashmë u përmbys. Por gjysëm ora e çmendur e Rangers nuk ka mbaruar pasi në minutën e 28 Aribo kishte mundësinë të mbyllte ndeshjen. Duhej vetëm ta shtynte në rrjetë, por nigeriani fali Leipzig. Gjermanët u qetësuan, por skuadra e Tedescos u shfaq e nënshtruar në krahasim me atë të admiruar kundër Atalantës. Në pjesën e dytë, megjithatë, gjermanët kthehen në lojë me Angelinon dhe Nkunku. I pari kalibron një krosim perfekt, i dyti me një prekje të lehtë e dërgon në rrjetë duke i cuar shifrat në 2-1 në minutën e 70. Por kjo ishte nata e Rangers dhe, dhjetë minuta më vonë, Lundstram përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare për të shënuar 3-1. Leipzig nuk e mori më veten nga goditja dhe u dorëzua. Nuk ka duel gjerman në finale, Rangers i van Bronckhorst pret biletën për në Sevilje pas një përballje të dyfishtë për zemra të forta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *