• |
ide | kryesore

Berisha dorëzon kandidaturën për kryetar të PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar pasditen e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike, dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për të garuar për postin e Kryetarit në zgjedhjet që do zhvillohen në 22 maj.

Afati i fundit për të zyrtarizuar kandidaturat është e shtuna e 7 majit. Deri më tani vetëm Berisha e ka dorëzuar dokumentacionin. Asnjë tjetër nuk ka shprehur dëshirë për të garuar përballë liderit historik të PD-së.

Më herët kandidatët që kishin shprehur mundësinë e garimit, Fatbardh Kadilli, Edvin Kulluri dhe Agron Shehaj deklaruan se janë tërhequr. Kadilli tha se në PD nuk do të ketë garë transparente dhe për këtë arsye nuk mund të kandidonte. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Futja 300 e ca! Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

    Kryetar u zgjodh Edi Paloka, ndërkohë që ky process tregoi edhe njëherë tjetër, se çfarë koncepti ka Sali Berisha për zgjedhje të lira dhe të ndershme

    1. Kjo gjeja me “kundra Amerikes” i doli boja se u mor vesh qe eshte nje parrulle per te nderzyer komunistet qe dje te rrasnin ne burg po te zinin duke degjuar “Zerin e Amerikes” ndersa sot te nxjerrin syte per Ameriken. Berisha nuk eshte kunder Amerikes, biles eshte me proamerikan se cduhet per mua. Si thua ti, jane antiamerikane gjysma e votuesve ne Amerike qe nuk kane votuar Bidenin dhe kane opinion e mendim te kundert me te? Ca lesh presidenti e administrate eshte kjo kur ju thote gjysmes se votuesve Amerikane qe nuk kane votuar per te qe : ” ju jeni organizate me e rrezikshme se Kartelet e droges apo organizatat terroriste”?🙈 E pse? Sepse nuk ndajne te njejtin mendin dhe nuk i hane kallup justifikimet e deshtimeve te njepasnjeshme qe kjo adminstrate ka bere ne me pak se vetem gjysmen e mandatit. Kshu qe “perralla antiamerikane”, nuk pi uje per njerez me informacion por pi uje per turmen komuniste qe kohet e fundit lene koken per “Amerike”, pa per Shqiperi ci qi tëmen se vidhen milionat e eurove me lopate cdo dite dhe shqiptari shkrete vazhdon e i hap vrima rrypit pantallonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *