• |
ide | kryesore

Burri xheloz vret gruan brenda në farmaci, tenton ti japë fund edhe jetës së tij

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një 55-vjeçar vrau gruan e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej. Ngjarja e rëndë ndodhi në Piges të Bashkisë Nestos në Kavallë, ku dyshohet se burri e mbyti gruan në farmacinë e tyre, ndërsa në fillim tentoi të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes. Megjithatë, duket se pas një kohe ai u pendua duke vendosur të dorëzohet,  ndërsa telefonoi Policinë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

55-vjeçari deklaroi se krimin e kreu për shkak të xhelozisë. Autori gjithashtu tentoi t’i jepte fund jetës, por nuk arriti, pas kryerjes së krimit të rëndë. Bëhet e ditur se çifti, prindër të dy fëmijëve  të mitur, 10 dhe 6 vjeç, dhe po përballeshin kohët e fundit me probleme të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *