• |
ide | kryesore

Gianluca Vacchi tanimë dhe në ekranin e vogël

-Instant, Paparazzi, Slider



Gianluca Vacchi po vjen tanimë dhe në ekranin e vogël. Personaliteti i mediave sociale, DJ dhe sipërmarrësi i njohur, do të luajë në një dokumentar të “Prime Video” me premierë këtë muaj.

Dokumentari, i titulluar “Gianluca Vacchi: Mucho Mas”, do të shfaqet premierë këtë 25 maj.

“Tregimet nuk tregojnë kurrë të gjithë historinë. Kjo është arsyeja pse ne bëmë një film. Gianluca Vacchi: Mucho Más ekskluzivisht në @primevideoit nga 25 maji në më shumë se 240 territore,” ndau Vacchi në Instagramin e tij.

Dokumentari ndjek jetën personale të Vacchi-t, duke treguar më shumë sesa personalitetin e tij në rrjetet sociale, të cilën ai e ka kultivuar gjatë viteve.Puna e tij ka bërë që ai të quhet “Mbreti i mediave sociale”, me mbi 22.2 milionë ndjekës në Instagram dhe 21.5 milionë në Tik Tok.

Dokumentari do të nxjerrë në pah disa nga marrëdhëniet e tij më të rëndësishme, duke përfshirë atë me nënën e tij, miqtë e tij, partneren e tij Sharon Fonseca dhe vajzën e tyre, Blu Jerusalema.

Në një deklaratë, Georgia Brown, kryetare e “Amazon Studios’ European Originals”, shpjegoi se ata donin që dokumentari i Vacchi-t të ndiqte gjurmët e projekteve të tyre të suksesshme pas figurave të rëndësishme italiane. “Ne jemi të ngazëllyer të njohim klientët me botën e Gianluca Vacchi me këtë dokumentar mahnitës. Duke u mbështetur në suksesin e serive të fundit italiane origjinale si “The Ferrangnez”; dhe filmi ynë i Laura Pausini, ne shpresojmë të tregojmë një anë të Gianluca që fansat e tij nuk e kanë parë më parë”, tha ajo.

“Jam e kënaqur të shoh që sfera jonë italiane të rritet dhe të përputhet me ambicien tonë për të sjellë në ekran përmbajtje të klasit botëror nga talenti më emocionues i Europës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *