• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për prostitucion, arrestohet 35-vjeçari nga Durrësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pronari i një lokali që ishte shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Behet fjalë për shtetasin Pren Bushaj.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Postën e Policisë Manzë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Po nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më datë 05.05.2022, shtetasi G. P., banues në lagjen nr.11, Durrës, ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, shtetasja G. P., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *