• |
ide | kryesore

“Ilvi Meta mund të vetëvritet”/ Shënimi i policit për kolegun kur la turnin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar rezultatet e një verifikimi që kishte bërë në Komisariatin e Kavajës ku mbrëmjen e së mërkurës u vetëvar i riu Ilvi Meta duke theksuar se ajo “mund të parandalohej”.

Hetuesit e KSHH-së zbulojne se para dy javësh, prokuroria kishte nisur hetimet për një vjedhje në këtë qytet dhe më pas kishte kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për të dyshuarin Ilvi Meta. Gjykata e kishte pranuar kërkesën e prokurorisë.
Familjarët ishin vënë në dijeni të kësaj sepse në momentin e shoqërimit të 31-vjeçarit nga policia ishte kryer një kontroll banese në praninë e babait të tij. Meta u shoqërua në Komisariat në orën 11:30 gjë që është shënuar në Regjistrin e Evidentimit e Dhënave për Personat e Shoqëruar.

Në orën 15:50 ati i është konfirmuar ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të vjedhjes dhe për këtë është njoftuar babai i tij nga oficeri i patrullës B.B. Meta ka qëndruar i vetëm në dhomën e sigurisë, por ndryshe nga sa përcakton procedura ai nuk i është nënshtruar kontrollit nga një mjek.

“Autoritetet e Komisariatit kishin detyrimin të merrnin masat e nevojshme, sa më shpejtë të jetë e mundur, por jo më vonë se 12 orë nga momenti i ndalimit/arrestimit, për nënshtrimin e këtij shtetasi ndaj kontrollit ose vizitës mjekësore të specializuar” – nënvizon KSHH që zbulon se në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrasje të këtij shtetasi ndaj “kontrolli mjekësor ndaj tij duhej të ishte realizuar menjëherë pas konstatimit të këtij fakti”.

Në procesverbalin e kontrollit personal thuhet se të arrestuarit nuk i ishte gjetur asnjë send i ndaluar dhe nuk kishte asnjë gjë për t’u raportuar. Ligji përcakton se dhoma e sigurisë duhet të kontrollohet nga përgjegjësi për të verifikuar nëse nuk ka sende që mund të cenojë sigurinë, jetën, shëndetin e tij apo të personave të tjerë si çakmakë, shkrepse, drogë, armë etj.

Vëzhguesit e KSHH thonë se dhoma së sigurisë ku ishte vendosur Ilvi Meta nuk përmbushte kriteret e parashikuara në ligj. Konkretisht shufra metalike horizontale e zgavrës së qelisë nuk duhet të ishte më e lartë se 60 cm. Në fakt ajo ishte vendosur në një lartësi rreth 2 metër, gjë që krijonte mundësinë e vetëvarjes.

“Shefi i komisariatit na informoi se për t’i dhënë fund jetës së tij ai kishte përdorur një lidhëse të kapuçit varur tek shufra metalike. Roja i shërbimit për mbikëqyrjen e dhomave të sigurisë ishte personi që konstatoi se Ilvi Meta ishte varur, por nuk mund të hynte në dhomë pasi nuk kishte çelësin e qelisë, të cilin e mbante përgjegjësi i dhomave të sigurisë, e pasi ai përfundonte orarin e shërbimin, çelësi mbahej në sallën operative të Komisariatit. Ai u njoftua menjëherë dhe mbas hapjes së derës u realizua shoqërimi i tij në qendrën spitalore më të afërt, ku dhe u konstatua vdekja e tij” – thuhet në deklaratën e KSHH.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur menjëherë çështjen penale dhe ka arrestuar 3 punonjës policie. Vëzhguesit e KSHH-së arritën të flisnin me 2 prej këtyre 2 policëve.

“Një prej punonjësve që kishte qenë prezent në kontrollin fizik të të ndjerit, deklaroi se nuk i është gjetur asnjë lidhëse të ndjerit, si dhe bluza që ai mbante veshur nuk kishte kapuç. Punonjësi tjetër, përgjegjës i dhomave të sigurisë, i tha vëzhguesve se ai nuk është ndodhur në turn në momentin që ngjarja ka ndodhur.

Ky fakt është verifikuar më tej nga vëzhguesit, duke këqyrur në librin e dorëzimit të shërbimit të përgjegjësve të dhomave të sigurisë, nga ana e P.B, në datën 04.05.2022 në orën 19:00. Tërheq vëmendjen se në këtë libër është shënuar si porosi për personin që do të merrte në turnin e radhës, se duhej t’i kushtohej një vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentonte të vetëvritej.

Shënimi në këtë libër është firmosur nga P.B, i cili ka qenë duke lënë turnin, si dhe nga G.H i cili është punonjësi që ka marrë turnin si përgjegjës i dhomave të sigurisë. Vëzhguesit e KShH-së raportojnë se ky shënim ka mospërputhje me shënimin që mjeku, O.H, ka bërë në librin e vizitave mjekësore, nr 63, duke shënuar orën 18:00 të dt.4 Maj, si orën e konstatimit të trupit të pajetë të të ndjerit.

Kjo mospërputhje e bën të paqartë momentin kur punonjësit kanë konstatuar ngjarjen, por nuk pengon në vlerësimin tonë hetimin e mëtejshëm nga prokuroria përgjegjëse për zbardhjen e ngjarjes” – thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
KSHH shpreh shqetësimin se rasti në fjalë nuk është një rast i izoluar.

“Institucionet eprore si dhe ato ku mbahen shtetasit e ndaluar apo të arrestuar si dhe persona që ndodhen në ambientet e paraburgimit apo në burgje, duhet të kujdesen në mënyrë të veçantë për masat e sigurisë dhe respektimin e tyre, me qëllim garantimin e shëndetit dhe jetës së këtyre shtetasve.

Është përgjegjësi e tyre dhe personave të ngarkuar me këtë detyrë, të zbatojnë në mënyrë korrekte dhe me vigjilencën e duhur, ligjet dhe aktet nënligjore ku përcaktohen masat parandaluese të sigurisë që duhet të merren, nënshtrimin e këtyre personave ndaj kontrollit mjekësor si dhe realizimin e kontrolleve periodike, për zbatimin e duhur të kuadrit ligjor.

KShH, i sugjeron organit të prokurorisë që të zhvillojnë hetime të plota, objektive dhe të gjithanshme, për zbulimin e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të personave që me veprimet apo mosveprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore përkatëse” – thuhet në reagimin e KSHH që zotohet publikisht për ofrimin e shërbimit ligjor falas të specializuar, për përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të tyre para organeve të drejtësisë, nëse do të jenë dakord. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Perse i beni jehone nje vetvrasje te nje krimineli ordiner ne burg dhe kurre nuk jeni shqetesuar per ata te pafajshem qe Saliu i torturonte deri ne vdekje dhe me pas zhdukte kufomat e tyre duke i hedhur ne det ose i vriste ne bulevard!?

    1. Se nuk eshte vetevrasje ashtu sic nuk jane te verteta ato karlleqet e torturave dhe hudhjeve ne det dhe te vrareve ne bulevard . Per kte te bulevardit shko pyet te partia ku ben pjese se e keni tuajin kryetatin e grupit te zjarrit.
      Po qindra te humbur keto vitet e fundit apo te vrare nga krimi pse nuk i kerko apo nuk te jep kush sufllaqe per ta.

        1. Moterqira komuniste kete pune keni bere tere jeten. Vetem burgje dini ju.
          Ik fut koken te byth e lleshit te LHL.
          Allbania nje kopesht me mut ne mes te avropit. Ilir beqja debili vazhdon te vjedhe bashke me moterqirat e ps. Per keta nuk ka burg?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *