• |
ide | kryesore

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Morinë 27-vjeçari fierak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës një 27-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Anxhelino Kallozi alias Anxhelino Kothere, banues në Fier.

“Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Alias”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier.’- njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Alias” ne kuader te te cilit u kap shtetasi Anxhelino Kallozi alias Anxhelino Kothere, i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Spanja, per veprat penale “Trafikim i lendeve narkotike”, “Organizate kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *