• |
ide | kryesore

Këshilli Kombëtar i PD miraton rezolutën: Nuk do të pranohet farsa e mazhorancës me zgjedhjen e presidenit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli Kombëtar i PD miratoi rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të ri. Projektrezoluta u lexua nga deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi. Rezoluta parashikon mandatimin e Komisionit të Përkohshëm të Themelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë

“Këshilli Kombëtar me këtë rezolutë vendos, PD do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, pa u bërë pjesë e farsave të mazhorancës socialiste. Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave krijohen kushte për konsensus për votimin e presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkërisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta.

Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë nëe Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezultë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit”.



3 Comments

  1. Dilni nga parlamenti e dorezoni mandatet meqe sdo pranoni farsen e ps per zgjedhjen e presidentit. Ishte me mire me Gjuzin e Kerperaten se sa me ju

    1. Futja 300 e ca! Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

      Kryetar u zgjodh Edi Paloka, ndërkohë që ky process tregoi edhe njëherë tjetër, se çfarë koncepti ka Sali Berisha për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *