• |
ide | kryesore

Miqtë e Kris Jenner: Nuk e ka publikuar ajo kasetën intime të Kim dhe Ray J

-Instant, Paparazzi, Slider



Burime të afërta pranë Kris Jenner kanë mohuar së fundmi në media përfshirjen e saj në publikimin e kasetës intime të Kim.

Reagimi i tyre vjen pasi ish partneri  i Kim Ray J deklaroi se Kris  orkestroi shitjen e kasetës origjinale.Por, një raport i ri nga TMZ   citon burime “me njohuri të drejtpërdrejta” të situatës që kanë kundërshtuar pretendimin e fundit. Sipas raportit në fjalë, Jenner “nuk ka negociuar kurrë” me shpërndarësin Vivid Entertainment. Në vend të kësaj, burimet pretendojnë se ishin Kim Kardashian dhe Ray J ata që kishin të bënin me shpërndarësin dhe avokatët e lidhur.

Artikulli g pretendon se ish-çifti ka marrë një paradhënie prej 1 milion dollarësh, e cila thuhet se është ndarë mes të dyve. Ata gjithashtu supozohet se kanë marrë 49 për qind të fitimeve të kasetës origjinale, të cilat  arrijnë në rreth 49 milionë dollarë në total.

M

Në një intervistë për The Daily Mail, Ray J u ankua se kishte kaluar 14 vjet “në hije”, ndërsa lejoi, sipas fjalëve të tij, “Kardashians të përdorin emrin tim, të abuzojnë me emrin tim, të bëjnë miliarda dollarë gjatë një dekade e gjysmë duke folur për një temë për të cilën nuk kam folur kurrë.”

Duke folur drejtpërdrejt për kasetën, ai shtoi se “asnjëherë nuk zbuloi asgjë”.  dhe se publikimi i kasetës ishte “një marrëveshje dhe partneritet mes Kris Jenner dhe Kim dhe meje”.

Diskutimi  i kasetave seksuale është rikthyer, për shkak të një episodi të fundit të “The Kardashians” të Hulu, seriali i ri nga familja që debutoi këtë vit pas përfundimit të Keeping Up With the Kardashians.

Episodi në fjalë tregon Kanye West duke i dorëzua Kim një hard disk që dyshohet se përmban video të tjera. Në një koment të mëvonshëm të lënë në një postim të Hollywood Unlocked në Instagram, Ray J kritikoi momentin televiziv, duke thënë “e gjithë kjo është një gënjeshtër”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *