• |
ide | kryesore

Në kërkim për trafik droge nga Spanja, arrestohet për ekstradim biznesmeni 56-vjeçar në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një biznesmen i njohur nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” nga autoritetet spanjolle.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shtetasin Nikolin Janina, 56 vjeç, ndaj të cilit autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:

Nikolin Janina, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *