• |
ide | kryesore

Pak orë para mbledhjes së Këshillit, Berisha mbledh në seli anëtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
primaret, PD



Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike janë duke zhvilluar një mbledhje në selinë blu.

Ky zhvillim vjen pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, ku do të diskutohet për kryetarin e ri të saj.

Një nga kandidaturat është Edi Paloka, i cili e ka mbajtur edhe më herët këtë post, ndërsa priten të zbulohen personat e tjerë që do të përfshihen në garë.

Gjithashtu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në Këshill, është dhe ajo e Presidentit të ri. Mazhoranca ka thënë se nuk është e gatshme të diskutojë me anëtarët e Rithemelimit në këtë çështje, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar që propozimi të vij prej tyre, ndërsa qeveria të zbulojë kriteret që duan për Presidentin e ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *