• |
ide | kryesore

Sakrifica e Kim për t’ju përshtatur fustanit të Marilyn Monroe

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian humbi më shumë se 7 kg në vetëm tri javë për të veshur fustanin ikonë të Marilyn Monroe në Met Gala, pak ditë më parë. Natyrisht, të gjithë e dimë që Kim sakrifikon shumë për të pasur një performancë të jashtëzakonshme në çdo event mode, megjithatë këtë herë sakrifica është vërtet ekstreme.

Për këtë arsye, dalja e saj e fundit ka ngjallur shumë reagime, sidomos nga fakti që ka ndjekur një dietë ekstreme për t’u përshtatur me fustanin e Monroe.
“Gjithmonë kam menduar se ajo (Marilyn) ishte jashtëzakonisht e kolme”,- tha Kim për “Vogue”.

“Kam imagjinuar se mund të isha më e imët në disa zona ku ajo ishte më e kolme dhe më e mbushur në zona ku ajo ishte më e imët. Kështu që kur nuk ia dilja, doja të qaja, sepse (fustani) nuk mund të ndryshohej në asnjë mënyrë”,- shtoi ajo.

Kardashian zbuloi se nisi të ndjekë menjëherë një dietë strikte me ‘perime dhe proteina të pastra’ – për të veshur një fustan prej 4 milionë paundësh dhe që do të vishej vetëm disa minuta.

Pasi zbuloi se cili ishte sekreti i dietës ekstreme, Kim u përball me një lumë reagimesh dhe kritikash në rrjet. Fansat pushtuan Twitter-in për ta kritikuar për këtë lloj sakrifice për t’u përshtatur me “fustanin perfekt”.

“Komentet e Kim Kardashian për humbjen e më shumë se 7 kg në 3 javë janë të neveritshme. Të humbasësh peshë në një kohë kaq të shkurtër, kur shumë gra të reja e ndjekin dhe e admirojnë, është çmenduri dhe nuk është çudi që çrregullimet e të ngrënit tashmë të jenë përhapur në shumë vajza e gra që kanë kompleks peshën”,- thuhet në Twitter-in e një fansi. “Është një dietë që nuk mund të ndiqet kurrë e aq më tepër nga fansat e saj.”

“Ashtu si në rini, kur dukeshit të mahnitshme… Nëse nuk mund t’u përshtateni rrobave, thjesht humbni peshë për t’u dukur perfekte, pa marrë parasysh koston. Mos e prano veten, ndryshoje veten, apo jo Kimmy?” – thuhet në një koment tjetër ironik në Twiiter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *